|E diel, Tetor 22, 2017

Rroftë uniteti, poezi nga Ismail Xhaferri 

Poeti dhe gazetari gjirokastrit Ismail Xhaferri i cili tashmë jeton jashtë Shqipërisë ka botuar në një gazetë të përditëshme. Poezinë po e botojmë më posht

Rroftè uniteti

Rroftè uniteti
Themele tè rènda
Tè pèllcas armiku
Jashtè edhe brenda

Rroftè uniteti
Nuk na kishte hije
Kur shanim sho-shoqin
Me libèr shtèpie

Rroftè uniteti
Sharjet shpejt u treten
Tani jemi bashkè
Si njè trup i vetèm

Rroftè uniteti
Ndaj mos bèni zè
Tè majtè e tè djathtè
Tani jemi njè

Rroftè uniteti
Poshtè i ulèm brekèt
Fajin pèr Gèrdecin
E kishin fishekèt

Rroftè uniteti
Tè plasin zagarèt
Fajin pèr Gèrdecin
E kishin fshatarèt

Rroftè uniteti
Qè u kthyem prapè
O baba Saliu
Paçè jetè tè gjatè

Rroftè uniteti
Qè qe ndarè mèdysh
O bava Saliu
Tè kthyen sèrish

Rroftè uniteti
Me degè e me rrenjè
Luli edhe Edi
Vèllezèr u bènè

Rroftè uniteti
Qe theu zinxhirin
Vella Taulanti
Bashke me Strazimirin

Rroftè uniteti
Boll na doli boja
Kur shanim sho-shoqin
Si sna thahej goja

Rroftè uniteti
Ngrohuni ne diell
Por tani nè zgjedhje
Sdo merni mè miell

Rrofte uniteti
Kjo èshtè punè me drithè
Torta e pushtetit
Shtruar per te gjithè

Rroftè uniteti
Jemi sèrish bashkè
Cthemi nè mèngjez
Se themi nè darkè

Rroftè uniteti
Nenè Shqipèri
Se u beme sic ishim
Prap me njè parti

Rroftè uniteti
Nuk e kthejmè rrotèn
Prap nè burg fshatari
Po tè shesi votén

Rroftè uniteti
Ne cdo prag e portè
Mban ky popull mban
Ka kuriz tè forté

Rroftè uniteti
Té rendim pas endres
Gjithè partitè e vogla
Tè vene ne tè semes

Rroftè uniteti
Tè vihet lopata
Se na u mbush vendi
Parti e shoqata

Rroftè uniteti
Desh u bemè fèrtele
Rroftè edhe ky popull
Qè èshtè tufe me dele…

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Dosja “Kajolli”, ja pse u ndalua 10 vjet pas dënimit në Itali

Një skuadër “Mobile” operacionale është urdhëruar nga Prokuroria e Përgjithshme Italiane që të arrestonte Fatmir Kajollin, menjëherë pasi kjo prokurori...

Close