|E premte, Mars 24, 2017

Rrokaj: Rregullat e lojës vendosen që në fillim për të hyr në universitet 

Kandidati për kryetar i të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e LRI-së.

I pyetur lidhur me procedurat e arsimit të lartë Rrokaj theksoi se duhet kërkuar një arsim që i qartëson rregullat e lojës që në fillim dhe duke i rikthyer shpresën të rinjve.

Rrokaj: Ne duhet të kërkojmë një arsim që i qartëson rinisë rregullat e lojës qysh në fillim dhe jo si udhëzimet që erdhën për pranimet në universitet. Ne duhet t’i kthejmë rinisë shpresën. Ne nuk kemi të drejtë t’ia vrasim rinisë shpresën. Dhe shpresa asaj i kthehet kur arsimohet më mirë, kur i sigurohet jeta më mirë, kur punësohet më mirë, kur ndërtojmë një shtet të sipërmarrjes, kur e drejta nuk blihet me para ose me pushtet. Pra rinisë duhet t’i jepet ajo që i takon. Por në demokraci asnjëherë gjërat nuk jepen. Në demokraci e drejta fitohet

Shezai Rrokaj foli për garën që po zhvillohet brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim ku në datën 6 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj force politike. Sipas z. Rrokaj, kjo nuk është një garë ndërmjet individëve por një garë ndërmjet mendimeve që të japi sa më shumë produktivitet për LSI-në.

Rrokaj: Kryetari i partisë, Ilir Meta është projektues, nuk e ka marrë si trofe nga të tjerët LSI-në. Është një vlerë e jashtëzakonshme. LSI është pasuri kombëtare dhe është pasuri e të gjithë neve. Dhe në këtë kuptim të gjithë duhet të shtojmë nga pak për ta bërë këtë projekt, këtë parti, një forcë të madhe. Kështu që unë nuk jam në garë me Ilir Metën, jam në garë me mendimet dhe me alternativat që do të shpalos dhe në fund të ditës do ta nxjerrin fituese LSI-në. Modelet e përfaqësimit për të rritur cilësinë e drejtimit. Sepse vetëm duke ofruar alternativa ne e bëjmë partinë më të fortë, më të shëndoshë, me të ardhme më të siguritë për qytetarët. Në qoftë se unë do të arrijë që të jem i kënaqur me mendimet që do të shpalos, unë garën e kam të fituar.

alb365/oranews

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Deputeti i PS Ervin Koçi dorëzon mandatin, largohet nga politika https://t.co/VEqjyLUEoB https://t.co/5suAv09NEt
4,857 people follow ALB365
Twitter Pic insanoca Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic eka_adit Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic helliwel Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill Twitter Pic rafael_k Twitter Pic alansouz Twitter Pic buju1zz Twitter Pic WanaAlif
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Merkel – Nuk ka ditë të mira për një shtet që rreh qytetarët e vet pse ata protestojnë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka reaguar pas përplasjeve të sotme Pozitë-Opozitë brenda Kuvendit, si dhe për përplasjen mes policëve...

Close