|E enjte, Tetor 19, 2017

Rrudhat, veshja, dhëmbët e qëndrimi i Edi Ramës, imazhet e rralla që tregojnë transformimin e kryeministrit 

Frymëzuar nga një video e vjetër e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, e publikuar ditët e fundit, u  bëmë kreativë e nisëm të analizonim ndryshimet e mëdha që ka pësuar ai ndër vite.

Le të jemi të qartë që në fillim, kur flasim për ndryshim, i referohemi kreykëput pamjes së tij të jashtme, veshjes, rrudhave, flokëve, dhëmbëve e gjestikulacionit. Siç vihet re edhe nga këto foto që kemi gjetur, zoti Rama ka ndryshuar shumë! Me shumë gjasë ai duhet të ketë punësuar një kurator personal imazhi, por këto janë thjesht aludime, pasi nuk ka ndonjë fakt për këtë.

Ai ra në sy që në daljet e tij të para. Një politikan i ri, shumë larg stilit të zakonshëm, nga veshja e sjellja. Çorapet me ngjyra të Edi, e më vonë kollaret e çuditshme, u bënë ‘hit’ që në kohët ku të gjithë sytë ishin nga televizori, pasi interneti nuk ishte ende kaq i zakonshëm në shtëpitë shqiptare.

RRUDHAT

Duke pasur një fytyrë që i flet shumë mimika, që në moshë të re Edi Rama kishte rrudha. Po ashtu rrathët e syve i kishte të nxirë, e mbi qepalla kishte dy qeska dhjamore. Sot duket më i “hekurosur” e sigurisht që trajtimet e kryera janë lehtësisht të dallueshme. Nuk dihet ekzaktësisht se si e ka trajtuar ai fytyrën, me kremëra të posaçëm apo ndërhyrje estetike. Po ashtu besojmë se edhe regjimi duhet të ketë pasur ndikim të madh në përmirësimin e lëkurës së kryeministrit. Ai sot bën një jetë familjare, e sigurisht që bashkëshortja Linda kujdeset për regjimin e tij ushqimor e orët e gjumit.

14610638_1303064889737902_2138671341_n

14610854_1303064883071236_315506095_n-1

14569772_1303064923071232_1547134151_n

2016

edi-rama

VESHJA

Siç e përmendëm edhe më lart, Edi Rama solli një “frymë” të re në radhët e përfaqësuesve politikë shqiptarë, të cilët deri atëbotë kishin “unfiormën” e tyre: kostum i zi, këmishë të bardhë e kollare burrash, megjithëse ishin tek të 30-at. Rama i dashuronte ngjyrat. Ai historikisht ka përdorur çorape shumëngjyrëshe, këmisha me lule e kollare që komentoheshin në fillim si të çuditshme. Sot kryeministri vazhdon të veshë ‘t-shirt’ paraditeve në takimet me qytetarët, apo pantallona të shkurtra në bulevard, por në mbledhje qeverie, kryeministri e parlament, ai ka përqafuar “uniformën” e kostumit serioz. Mendojmë se në këtë nuk ka ndikur vetëm detyra, por edhe mosha.

14585507_1303064939737897_2040253974_n-1

14580485_1303064919737899_229326134_n

14608168_1303064856404572_1749396754_n

14550518_1303064946404563_823628808_o

14607930_1303064893071235_925474526_n

2016

TIRANA, ALBANIA - MARCH 3: Prime Minister of Albania Edi Rama gestures during a joint press conference with High Representative of the European Union for Foreign Affairs and Security Policy Federica Mogherini (not seen), following their bilateral meeting, in Tirana, Albania on March 3, 2016. (Photo by Olsi Shehu/Anadolu Agency/Getty Images)

DHEMBET

Edi Rama ka pasur probleme me dhëmbët. Ndaj kur i rregulloi ato duke fituar buzëqeshjen e pastër që ka sot, ra menjëherë në sy. Madje kjo u bë edhe shkak për batuta nga ana e opozitës. Rregullimi i dhëmbëve ka qenë vendimi më i mirë që Rama ka marrë për veten.

14569822_1303064896404568_1276965726_n-1

2016

bn-ng687_0325al_p_20160325134524

FLOKET

Flokët e Ramës, kurrë të krehura me rregull, tregonin ende pa hapur gojën ai, për natyrë e tij kontroverse. Gjithnjë flokëpakë, vitet e fundit Rama vendosi që t’i presë shkurt ato për t’u dukur më i rregullt se kurrë.

14569657_1303064906404567_1268167055_n

14620038_1303064943071230_889064081_n

2016

edirama

GJESTIKULACIONI

Edi Rama sot kontrollon zërin, levizjet e duarve, të kokës e të trupit. Dikur ai dukej sikur e kishte gati të pamundur të qëndronte pa lëvizur. Dhe jo pak herë ulëriste në podium.

14585362_1303064899737901_167843868_n

alb365/RevistaWho

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia arreston 2 shtetas shpall në kërkim 2 të tjerë

Fier - Nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë për shtetasin Velion  Dine 26 vjeç, banues në...

Close