|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Ruçi : Kryeprokurori s’mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë 

Nesër është dita e fundit e punës së Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pasi i mbaron mandati në krye të organit të akuzës, ndërsa Komisioni i Ligjeve ka nisur procedurën për zgjedhjen e pasuesit të tij.

Shumica ka deklaruar se do të zgjedhë një prokuror të përkohshëm deri në ngritjen e KLP, opozita e ka kundërshtuar.

Por sipas burimeve të Report Tv nuk është vetëm opozita që e kundërshton këtë ide, por edhe Kuvendi i Shqipërisë. Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura në Kuvend në një memo drejtuar Komisionit të Ligjeve shkruan se Kryeprokurori i ri nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

Drejtoria brenda Kuvendit thotë se nuk mund të merret në bazë ligji organik për prokurorinë, por duhet të referohemi te Kushtetuta dhe pasuesi i Llallës duhet të zgjidhet me 84 vota dhe jo sikur ka deklaruar SHBA me BE përmes dy misioneve në Shqipëri, me shumicë të thjeshtë. Në këtë situatë mbetet që memo të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve që mund të jetë nesër në orën 12:00.

Tashmë do të shikohet si do të sillet shumica me memon që ka dërguar Kuvendi. I gjithë ngërçi për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri nis nga fakti se KLP ende nuk është ngritur, pasi nuk ka zgjedhur anëtarin nga Shoqëria Civile. Nisur nga përplasja duket se do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit nëse do i drejtohet Partia Demokratike.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
LAKRORIT IU HAPËN PETËT, YNDYRA PO NA MBYT TË GJITHËVE…

Nga ANILA BASHA - Nuk mund të...

Close