|E premte, Tetor 20, 2017

‘Rusia 2018’ – Jan kualifikuar 19 shtete, akoma dhe 13 vende të lira 

Franca dhe Portugalia janë dy përfaqësueset më të reja që janë kualifikuar për në Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.

Në këtë mënyrë, numri i kombëtareve që tashmë janë konfirmuar si pjesëmarrëse në turneun e madh të vitit të ardhshëm është ngritur në 19-të.

Rusia, Brazili, Irani, Japonia, Meksika, Kosta Rika, Koreja e Jugut, Arabia Saudite, Gjermania, Anglia, Spanja, Nigeria, Belgjika, Polonia, Egjipti, Islanda, Serbia, Portugalia dhe Franca – janë përfaqësueset që e kanë siguruar kualifikimin.

Kombëtaret e kualifikuara deri më tani (Squawka)

Në Kampionatin Botëror marrin pjesë 32 kombëtare, ashtu që kanë mbetur edhe 13 vende që duhet të plotësohen nga skuadrat që janë akoma në garë.

Janë disa përfaqësuese të mëdha që akoma nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Rusi. Italia dhe Argjentina janë dy kombëtaret më të mëdha që ende nuk janë shkruar në këtë listë.

Azzurrët do ta kërkojnë kualifikimin me anë të ‘play-offit’ në zonën evropiane, së bashku me ekipe si Kroacia, Zvicra dhe Danimarka – që për kundërshtarë mund të kenë ekipe si Suedia, Irlanda, Irlanda e Veriut dhe Greqia.

Lionel Messi me bashkëlojtarë nuk e kanë siguruar kualifikimin (Quinn Rooney/Getty Images)

Në një pozitë aspak të mirë në zonën e Amerikës Jugore ndodhet Argjentina. Përkundër yjeve në skuadër si Lionel Messi, Paulo Dybala, Sergio Aguero, Gonzalo Higuain e Mauro Icardi, kjo kombëtare nuk e ka siguruar kualifikimin.

Kili dhe Kolumbia janë dy përfaqësueset tjera që ende nuk e kanë siguruar kualifikimin e tyre. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë ndeshjet e radhës që do t’i zhvillojnë këto kombëtare që natyrisht se çdokush do t’i dëshironte në Rusi.

Argjentina, Kolumbia dhe Kili do të bëjnë çmos që të jenë në Rusi (Squawka)

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vritet 50-vjeçari me armë zjarri tek "Shtëpia e Mushkonjës".

       Shkodër - Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur...

Close