|E enjte, Mars 30, 2017

Rusia dhe India nënshkruajnë marrëveshje për shitje të sistemit raketor 

Rusia thotë se brenda kësaj jave do nënshkruajë një marrëveshje me Indinë për dërgimin e sistemit mbrojtës raketor të avancuar, të tipit S-400, në Indi.

Zyrtari i Kremlinit, Yury Ushakov, tha sot se marrëveshja do të nënshkruhet nga presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, më 15 tetor në Goa të Indisë.

Moska konsideron se sistemi S-400 është armatim tejet modern.

Ky sistem ka rreze të veprimit deri në qindra kilometra.

Rusia dhe India, liderët e të cilave mbajnë samite të rregullta vjetore prej vitit 2000, kanë lidhje të afërta prej përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe tash janë partnerë në grupin BRICS të ekonomive në zhvillim.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,031 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Një shtet ku dënohet prostituta por jo tutori dhe klienti

Nga MENTOR KIKIA - BIRN ka botuar historinë e një vajze 18 vjece, e dënuar më 18 muaj burg. Ishte...

Close