|E martë, Maj 23, 2017

Ryshfeti 18 mijë euro, Llalla pezullon prokurorin Ardian Braho 

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ardian Braho, menjëherq pas videos së publikuar kur një oficer gjyqësor merr shumën prej 18 mijë eurosh për të zhbllokuar një llogari bankare.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur menjëherë hetimet për rastin, nën akuzën e korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Njoftimi:

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur menjeherë hetimin për veprën penale të korrupsionit pasiv të “gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në vijim të pamjeve të transmetuara në emisionin “Stop” në televizionin “Klan” mbrëmjen e së mërkurës (28.09.2016).

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ardian Braho, që kishte nën hetim një rast, për të cilin oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi, shfaqet në pamje televizive duke marrë shumën prej 18.000 eurove nga një qytetar që kishte një çështje në hetim pranë Prokurorisë së Tiranës.

Ndërkohë që po vijojnë veprimet e nevojshme proceduriale nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, Prokuroria e Përgjithshme shpreh vlerësimin për angazhimin e emisionit “Stop”, si edhe të medias në përgjithësi, për denoncimin e rasteve korruptive në sistemin e drejtësisë dhe brenda radhëve të Prokurorisë në veçanti.

Prokuroria e Përgjithshme nxit çdo medium dhe çdo qytetar që të denoncojë rastet e korrupsionit në drejtësi, duke dhënë në këtë mënyrë ndihmesën për përmirësimin e mëtejshëm të dhënies së drejtësisë në Shqipëri.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Detyrim paraqitje për baban që u denancua për dhunë nga i biri https://t.co/U6qwyRNKLf https://t.co/65rnz6BGpS
11,451 people follow ALB365
Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie Twitter Pic INBUEX Twitter Pic DPtw09
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Basha, përjashtimi i Berishës i papranueshëm.

    Tiranë - Të papranueshëm e ka cilësuar kreu i PD, Basha vendimin e marrë ditën e sotme nga Byroja...

Close