|E hënë, Shtator 25, 2017

Sa e lehte te manipulosh boterorin. 

untitled    Pas denoncimit të shefit të sigurisë së Fifa-s, Mutschke, i cili bëri të ditur se Botërori gjendet nën rrezikun e basteve, të tjera detaje kanë dalë në skenë lidhur me rrezikun për manipulimin e ndeshjeve të eventit më të rëndësishëm futbollistik në botë.

E përditshmja amerikane, New York Times ka botuar këtë të dielë fakte të reja që vërtetojnë fjalët e Mutschkes, duke nxjerrë në skenë emrin e një gjyqtari afrikano-jugor të quajtur Ibrahim Chaibou dhe mundësinë e korruptimit të xhaketave të zeza gjatë kompeticionit.

Në vitin 2010, Chabou gjykoi një ndeshje miqësore mes Afrikës së Jugut dhe Guatemalës, e cila pati jo pak vendime të dyshimta.

Pak ditë pas takimit ai depozitoi në llogarinë e tij bankare shumën e 100 mijë dollarëve, të gjitha në prerje 100 dollarëshe.

Depozitimi i gjyqtarit ishte kaq i madh saqë drejtoi i bankës i dhuroi atij dhe një monedhë të veçantë me imazhin e Nelson Mandelës.

Sigurisht që korruptimi i Chaibou nuk ka lidhje në mënyrë të drejtpërdrejtë me Botërorin brazilian, por nëpërmjet këtij artikulli, e përditshmja amerikane kërkon të tregojë sesa thjesht mund të trukohen takimet, qoftë dhe ato miqësore.

Gjithsesi hijet e trukimeve qëndrojnë mbi Botëror dhe askush, përfshi dhe Fifa-n nuk mund të japë garanci se sfidat e kompeticionit nuk do të trukohen .

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kërcënimi/ Kokëdhima – “Tërheqja” nga plehrat është taktikë djallëzore, të përgatitemi për “luftë!”

Kryetari i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima, u bëri thirrje shqiptarëve që të përgatiten për “luftë”, për të mos lejuar qeverinë e...

Close