|E mërkurë, Korrik 26, 2017

Sajmir Tahiri prish hetimet e trfikut drogës 

Një rast i paprecedent ka ndodhur këtë të enjte gjatë hetimeve për rrëzimin e avionit të vogël tip “Piper” në Ishëm të Durrësit. Ndërkohë që prokurorët po punonin intensivisht për të zbardhur të gjithë skemën e funkisonimit të këtij trafiku, puna e tyre “është hedhur në erë” nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, shkruan lapsi.al

Ndërsa prokurorët u komunikonin vazhdimisht të gjithë gazetarëve të interesuar se piloti italian Guido Andrea Guidi po i qëndronte versionit të parë, duke mos dashur kështu të nxirrnin sekrete hetimore, u përhap lajmi se ai kishte nisur të bashkëpunonte dhe të tregonte lidhjet e tij në Itali dhe Shqipëri.

Kjo për prokurorët është një sinjal që u shkon direkt bashkëpunëtorëve të tij dhe u jep mundësi t’i fshihen drejtësisë. Lajmi se piloti kishte pranuar se do të ngarkonte 200 kg kanabis u dha fillimisht nga gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit Opinion.

Ai deklaroi se piloti më në fund ishte “dorëzuar” dhe u kishte treguar prokurorëve të vërtetën: nuk kishte përfunduar gabimisht në Shqipëri, por kishte ardhur për të parë vendin, për të bërë provën për t’u ulur në pistën e hapur buzë grykëderdhjes së lumit Ishëm dhe do të kthehej pas 2 muajsh për të marrë ngarkesën e parë. Burime të lapsi.al thanë se këtë informacion gazetarit Hoxha ia ka dhënë me sms vetë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Dhe Hoxha nuk ka qenë gazetari i vetëm që i është shpërndarë kjo sms. Ky fakt, për prokurorët përbën nxjerrje të sekretit hetimor. Një burim tha për Lapsi.al se prokuroria ka patur dyshime se informacioni është dekonspiruar nga policia. Për këtë motiv policia është shmangur nga shoqërimi i gazetarit Hoxha.

Në dyert e studios së Opinion janë shfaqur vetëm oficerë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ata kanë patur frikë se nëse do të kërkonin shoqërimin e Hoxhës nga policia, gazetari mund të zhdukte gjurmët e informacionit, duke hequr telefonin. Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda pritet të hedhë dritë mbi të vërtetën.

Nëse dërgimi i sms -së nga ministri Tahiri do të provohet, atëherë ai mund të vihet në përgjegjësi penale. Nxjerrja e sekretit hetimor nga ministri i Brendshëm përbën një akt të rëndë. Me dekonspirimin e hetimit ai u ka ardhur në ndihmë të gjithë bashkëpunëtorëve të pilotit italian, por gjithashtu ka shtuar dyshimet se, ashtu sic thotë opozita, kupola drejtuese e ministrisë dhe policisë është e përfshirë në trafikun e drogës.

Por vec përgjegjësisë penale, Saimir Tahiri duhet të japë përgjigje edhe për publikun: kujt i shërben dekonspirimi i hetimeve? Përse duhet një ministër i Brendshëm t’u japë informacion përmes mediave trafikantëve të drogës, emrat e të cilëve po nxirrte piloti italian?

Cili është qëllimi i nxjerrjes së këtij informacioni? Për dekonspirim të operacioneve, si ai i marrëzisë së lojërave të fatit, me urdhër të vetë ministrit janë shkarkuar menjëherë nga detyra punonjës të policisë. Po në këtë rast, a do të duhet që të shkarkohet ministri i Brendshëm?

alb365/lapsi.al

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Mënyra si rrini ulur në karrige tregon mbi personalitetin tuaj https://t.co/Dn0ekAcAvo https://t.co/WbGjgkN8kd
11,300 people follow ALB365
Twitter Pic NateMain Twitter Pic AnilaLil Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Konfikti po përgjon mbi Gramoz?

Nga FRROK ÇUPI - Çfarë po ndodh mes nesh, Greqi- Shqipëri?! Këtu ka një konflikt, më i rrezikshmi pas vitit...

Close