|E premte, Gusht 18, 2017

Santo u qëllua me pistoletë me mulli P38, model që ka përdorur dhe Al Kapone. 

cache-210-166-strict-126441_2      Tiranë – Autorët e vrasjes kanë qenë të pajisur jo vetëm me veshje të specializuara dhe kokore me xham të errët, por edhe armatimin e kanë pasur të specializuar dhe që përdoret nga bandat mafioze në Evropë dhe SHBA.

Bëhet fjalë për një revolver me mulli, që dyshohet të jetë revolveri P.38, i një kalibri të lartë. Madje është revolveri që ka përdoruar edhe kapobanda amerikane Al Kapone.

Sipas hetuesve deri më tani përdorimi i kësaj arme me mulli ka bërë që në vendin e ngjarjes të mos sekuestrohet asnjë gëzhojë, e cila si provë e rëndësishme për policinë shpesh herë të çon dhe tek autorët. Po këto burime pohojnë se vrasësi mund ta ketë pasur pistoletën në qeskë dhe gëzhojat kanë rënë brënda sajë për të mos lënë gjurmë.

Këto detaje duket se janë përllogaritur më së miri nga atentatorët, ku veç kaskave të padukshme, motorit pa targa, xhupave të zinj pas asnjë shenjë dalluese kanë fshehur dhe gëzhoja duke përzgjedhur pistoletën me mulli e cila pas ka lënë vetëm 6 të shtëna dhe viktimën bankierin Artan Santo.

Bankieri Santo u ekzekutua orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, teksa atentatorët e kanë ndjekur atë në çdo hap sapo ka dalë nga banesa deri në drejtim të zyrave të tij pranë “Credins Bank” në kryqëzimin e bllokut midis rrugës Ismail Qemali dhe Ibrahim Rugova.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
‘Zbërthehet’ korrieri: Në Elbasan më dhanë porosi për 6 kg heroinë

Kapja e 6 kilogramëve heroinë në portin e Barit në Itali pasi kaluan nga Shqipëria, është bërë shkak për nisjen...

Close