|E premte, Janar 19, 2018

Sara Kapo si Amber Rose dhe me tatuazhe (fotot) 

E kemi parë kohët e fundit me flokë tejet të shkurtra. Se kujt i përngjan me këtë stil të flokëve, ajo tregon vetë.

Sara Kapo, vajza e aktores shqiptare Ema Andrea njihet për një ‘look’ jo të zakonshëm për një femër.

Me flokët e prera shumë shkurt me të cilat u shfaq për herë të parë në videoklipin e Ledri Vulës, bëri goxha përshtypje.

Tani që i ka rritur pakëz, ajo ka vendosur t’i bëjë edhe bionde e siç e pranon edhe vetë, ngjan shumë me stilin e të famshmes Amber Rose.

Në një nga pyetjet që i adresuan fansat ishte se cili do të ishte sipas saj sinonimi i shoqërisë shqiptare, Kapo ka dhënë një përgjigje interesante.

“Jo kaq pyetje të vështira ju lutem. Unë mendoj se rinisë shqiptare duhet t’i hapet një bordello që të vijnë çunat dhe gocat rehat, dhe kam për të hapë një ditë një Bordello në Shqipëri”, thotë ajo.

Ndryshe, atë do ta shohim edhe në projekte të tjera muzikore dhe filmike.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Maks Velo i dhuron 54 vepra Galerisë Kombëtare

Piktori dhe arkitekti i njohur,...

Close