|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Sarrezikon bebja nga nëna që përdor celular? 

Që të kemi fëmije të shëndoshë ne duhet të kemi një trup të shëndoshë, që foshnjës që rritet brenda nesh ti ofrojmë kushte të mira për zhvillim.

Shtatzënia është një ngjarje normale në jetën tuaj, prandaj ajo mund të kalojë shumë mirë nëse ju kujdeseni për veten tuaj duke ju nënshtruar kontrolleve të rregullta tek mjeku apo mamia.

Shtatzënat zakonisht janë shumë të kujdesshme dhe nuk përdorin barna, zgjedhin ushqimet dhe pijet të cilat janë të shëndetshme, por harrojnë se celularët emitojnë rrezatim.

Tash kur jeni shtatzënë, jeni më e kujdesshme per veten se çfarë barna merrni, kërkoni informacione se cilat ushqime rekomandohen dhe cilat jo, a rrezikohet bebja nëse ju vazhdoni të punoni etj. Ndonjëherë shtatzënat bëjnë edhe pyetje tjera për të qenë të sigurta se nuk do t’i bëjnë dëm bebes të cilën e kanë brenda vetes, për shembull duan të dinë se a mund t’i ngjyrosin flokët gjatë shtatzënisë. a mund të lahen në pishinë, a mund të ngasin biçikletën, a mund të skijojnë etj. Por, një pyetje të cilën e bëjnë shtatzënat gjithnjë e më shpesh është se a rrezikohet bebja nëse ajo përdor telefonin mobil?

Për fat të keq nuk mund të thuhet me siguri të plotë se celularët janë të sigurt të përdoren nga një grua shtatzënë. Tek ne celularët kanë filluar të përdoren më shumë këto 10-15 vitet e fundit dhe është vështirë që të përcillen efektet e rrezatimit që emiton celulari.

Celularët emitojnë rrezatim elektromagnetik jo-jonizues. Ky lloj rrezatimi emitohet edhe nga pajisjet të cilat ne i përdorim çdo ditë si për shembull televizori, kompjuteri ose mikrovala.

Rrezatimi elektromagnetik jo-jonizues është shumë më i lehtë se rrezatimi jonizues (që është rrezatimi rëntgen). Shumica e ekspertëve mendojnë se rrezatimi jo-jonizues ka pak gjasa që të dëmtojë beben brenda në mitrën e nënës.

Celularët rangohen varësisht nga shkalla e rrezatimit që emitojnë. A e dini se sa rrezatim emiton celulari që ju e keni në dorë? Ky rrezatimi quhet SAR (specific absorption rate). Vlera SAR tregon se cila është sasia maksimale e rrezatimit që absorbohet derisa jeni duke përdorur celularin.

Të gjithë celularët të cilët shiten e Evropë duhet të kenë vlerën SAR më të vogël se 2 vat/kg. Sa më e lartë që është vlera SAR e celularit tuaj aq më shumë rrezatim ju absorboni.

Vlera SAR varet edhe nga forca e sinjalit. Sa më i fortë që të jetë sinjali, aq më e ulët do të jetë SAR. Pra, është mirë që ta përdorni celularin vetëm atëherë kur ka sinjal të fortë në mënyrë që të ulet rrezatimi të cilit i ekspozoheni.

Çfarëdo që thuhet duhet edhe të faktohet dhe në këtë rast a ka fakte që celulari është i dëmshëm nëse përdoret nga një shtatzënë? Në fakt është shumë vështirë që të monitorohet ndikimi i vetëm një faktori ambiental (në këtë rast i celularit) në zhvillimin e frytit, sepse shtatzënat iu ekspozohen shumë faktorëve ambientalë dhe është vështirë që të përcaktohet efekti që mund të ketë vetëm njëri nga këta faktorë.

Sot, është bërë gati e pashmangshme që të jetojmë pa celular, por ekspozimin ndaj rrezatimit mund ta ulni nëse:

• Përdorni celularin sa më pak që është e mundur

• Nëse është e mundur mos përdorni celularin ose dërgoni mesazhe me celular (dhe jo thirrje) ose përdorni telefonin statik për të komunikuar me dikë.

• Bisedat bëni sa më të shkurta

• Gjeni një vend ku sinjali është i fortë (sepse SAR do të jetë më i ulët)

• Mos e mbani celulari mbi bark dhe përdorni kufje gjatë bisedës në mënyrë që ta mbani celularin sa më larg vetes.

Add a Comment

%d bloggers like this: