|E martë, Shtator 19, 2017

SBA , jemi skandalizuar nga akuza e Berishes. 

arvizu-berisha156_0  Tirane – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar kundrejt akuzave të ish Kryeministrit Berisha në lidhje me punonjësit e kësaj ambasade.

“Ambasada e SHBA në Tiranë është e skandalizuar me pretendimin e pabazë ngritur ndaj një punonjësi të ambasadës më herët sot nga Sali Berisha, gjatë një seance të parlamentit”, thuhet në deklaratën zyrtare të Ambasadës.

Gjithashtu, Ambasada bën të ditur se Berisha pretendoi që një punonjës shqiptar i ambasadës ishte përpjekur të ndërhynte në një çështje hetimi penal në proces, thjesht mbi bazën e marrëdhënies së punonjësit të ambasadës me një anëtar të Këshillit të Ministrave.

“Pretendimi është tërësisht i pavërtetë dhe i pabazë. Ambasada e SHBA këmbëngul për nivelin më të lartë të intengritetit dhe llogaridhënies të secilit anëtar të misionit tonë. Ambasada e SHBA i bën thirrje Berishës të reflektojë për sjelljen e tij”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

20:02- Berisha: Alba Vata insistoi për hapjen e çështjes ndaj Syrja Gjokës

Ish Kryeministri Berisha, në lidhje me deklaratën e Ambasadës Amerikane mbi denoncimin e tij sot në Parlament, sqaroi se Alba (Ibrahimi) Vata ka ndërhyrë me insistim që të hapet çështje penale ndaj Gjeneral Syrja Gjokës.

Sipas Berishës, kjo ndërhyrje, që sipas saj është bërë në emër të OPDAT, është refuzuar nga prokurorët tek të cilët ajo ka ndërhyrë.

“Nuk kam asnjë dijeni se misioni i OPDAT ka tagër të ndërhyjë në çështje penale të veçanta. Gjykata e apelit gjeti të paligjshëm arrestimin e gjeneral Syrja Gjokës”, thotë deputeti Berisha.

Ai përfundoi se “duke shprehur konsideratën më të lartë për Ambasadën e SHBA në Tiranë, mbetem i vendosur t’i paraqes qeverisë së SHBA çdo provë lidhur me problemin në fjalë”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Moti i keq, rëndohet situata e emigrantëve

Situata mbetet e rënduar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë ku mijëra emigrantë të rraskapitur po përballen përveç urisë edhe...

Close