|E hënë, Shkurt 19, 2018

Schauble:Jo anulim të borxhit grek . 

157476Ministri grek i financave Janis Varufakis ka takuar në Berlin homologun e tij gjerman Wolfgang Schauble. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp ministri gjerman theksoi se nuk do të ketë anulim të borxhit dhe se qeveria e re duhet që të negociojë me Trojkën KE, BQE, FMN.

Ndërsa ministri grek, Janis Varufakis vuri në dukje se për shlyerjen e borxhit kërkohet më shumë kohë. Sipas tij negociatat do të shërbejnë për një zgjidhje që do të garantojë interesat e BE.

Gjithashtu Varufakis, paralajmëroi se Agimi i Artë si një parti naziste përbën një rrezik, duke theksuar se Gjermania na kupton më shumë se kushdo.

Schauble vuri në dukje se ka patur një progres të rëndësishëm nga ana e Greqisë në zbatimin e programit, mirëpo, theksoi, ka ende shumë gjëra për të bërë.

“Ramë dakord që të fillojmë negociatat me objektiv përfundimtar një zgjidhje që do të garantojë interesat europiane. Nuk folëm mbi mundësinë e qethjes së borxhit, por përqasjen që duhet të kemi për përfundimin e krizës”, tha Varufakis dhe shtoi se qeveria greke kërkon kohë që të prezantojë tezat e saj tek partnerët dhe ndërkohë të ekzistojë një program – urë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Apple – 40 vjet në 40 sekonda (video)

Revolucionalizoi botën e kompjuterave, ndryshoi...

Close