|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Së shpejti, vjen ndryshimi që do trondisë botën e seksit (video) 

Robotët e seksit me “funksionim të plotë të organeve gjenitale” do të hidhen në treg vitin tjetër dhe do të kushtojnë 12.000 sterlina, ose me monedhën vendase 18 milion e 210 mijë lekë (të vjetra).

Gjenerata e ardhshme e kukullave mund të jetë tepër reale, me karakteristika që nuk i keni parë më parë, raporton britanikja “Mirror”.

Kukullat do të kenë të inkorporuar pajisje ngrohëse në mënyrë që të kenë nxehtësinë e trupit njerëzor dhe sensorë që të mund të reagojnë gjatë prekjeve.

“RealDoll” është krijuar nga Abyss Creations, një kompani me bazë në Kaliforni.

Matt McMullen, CEO i RealDolls thotë se do që fansat të zhvillojnë “dashurinë” për kukullat

Themeluesi Matt McMullen tha: “Unë dua që njerëzit të zhvillojnë një lidhje emocionale jo vetëm me robotin, por karakterin e vërtetë pas tij, për të zhvilluar një lloj dashuri për këtë qenie”.

David Levy, autori i librit “Love And Sex With Robots”, tha: “Nuk kam asnjë dyshim se disa do ta cilësojnë rrëqethëse, por ardhja  e robotëve seksualë që reagojnë do të ketë pasoja të mëdha”.

“Ne tashmë kemi parë ndryshime të shpejta në marrëdhëniet njerëzore falë internetit, pajisjeve të lëvizshme dhe medias sociale.

Përparimi tjerët i madh do të na mundësojë të përdorim teknologjinë për të pasur marrëdhënie intime me vetë teknologjinë – të biem në dashuri me teknologjinë, të bëjmë seks me robotët dhe të martohemi me ta”, shtoi ai.

Add a Comment

%d bloggers like this: