|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Sekuestrohet 1.5 milionë euro kokainë për llogari të 3 shqiptarëve 

Greqi – Policia greke ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 29 kg kokainë me vlerë 1.5 milionë euro. Lënda narkotike është sekuestruar në një kamion frigoriferik, brenda një valixheje.
Droga ishte trafikuar nga Holanda për në Greqi, ndërsa u sekuestruar në portin e Patras.

Dy shoferë janë arrestuar nga policia. Sipas mediave greke, ata punonin për llogari të tre shqiptarëve, njëri prej të cilëve i njohur me emrin Fabio, për të cilin po punohet për arrestimin.
Ndërkohë, çifti i shqiptarëve është i arrestuar nga policia.
Policia ka zbuluar metodologjinë e funksionimit të organizatës kriminale, strukturën, rolet e tyre hierarkike, krijimin e infrastrukturës, importin, transportin, zonën e fshehjes së drogës, laboratorët dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me organizimin e trafikut.
Grupi sekuestronte sasi të mëdha të trafikut, duke i sjellë përfitime të shumta.

Add a Comment

%d bloggers like this: