|E hënë, Tetor 23, 2017

Sekuestrohet gjysem toni hashash, tre ne pranga. 

droge makine_0      Vlore – Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës të dyshuar si të përfshirë në trafikun e 500 kilogramë lënde narkotike.

Operacioni i policisë i koduar “Weekend” vuri në pranga Besnik Dushin, Viron Sadikaj dhe Dorian Ahmetaj, të cilët po lëviznin me dy automjete të ndryshme në aksin rrugor Kuç- Vlorë.

Lënda narkotike e llojit kanabis sativa po transportohej me një kamionçinë me targa AA 396 IU, ndërsa një pjesë tjetër ishte fshehur në automietin tip Opel me targa VL 3743 B.

Burime zyrtare nga policia i thane se operacioni i policisë u realizua gjatë natës së lënë pas, falë hetimeve që zgjasnin prej më se një muaji dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Bëhet e ditur se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat dhe ishte planifikuar për tu trafikuar drejt Italisë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Foto – Lajm/ Fieri me shkollë të mesme indistriale

 Fier - Rikonstruksioni i bulevardit kryesor 'Ramiz Aranitasi' si dhe prerja e pemëve , 'qethja' e tyre ka bërë që...

Close