|E premte, Shkurt 23, 2018

Selami : Basha të rikandidojë për Tiranën, të afrohet Rusmajli, Mustafaj dhe Topi. 

ed-selamiTiranë – Ish-kryetari I Partisë Demokratike, Eduard Selami thotë se kryetari aktual I PD-së, Lulzim Basha duhet të rikandidojë për Tiranën.

“Javët e fundit kam pasur takime të shpeshta dhe kam marrë mendimin e sipmpatizantëve, votuesve, anëtarëve të Partisë Demokratike, kryetarëve të seksioneve dhe grupseksioneve dhe kryetarëve të degëve në Tiranë si dhe të studentëve në leksionet e hapura me ta. Shumica dërrmuese e tyre janë të mendimit që Basha duhet të rikandidojë, pasi ka shancet më të mira për një rezultat pozitiv në Tiranë, si kryeqendra politike, ekonomike dhe kulturore e Shqipërisë.”, ka thënë për gazetën “Panorama”, duke mohuar kategorikisht emrin e vet si kandidat i mundshëm.

Po kështu Selami është shprehur se duhet mbajtur një qëndrim ribashkimi brenda Partisë Demokratike të ish-deputetëve si Ilir Rusmali, Besnik Mustafaj, Selami Xhepa si dhe të Bamir Topit në koalicion me PD-në.

“Kam qenë dhe jam në favor të çdo ribashkimi dhe afrimi të kontributeve brenda Partisë Demokratike si dhe në koalicionin e djathtë. Në këtë pikë duket se ka një kthese, por ka ende shumë për të bërë. Mendoj që nga kontributi që Partia Demokratike dhe e djathta të dalë fituese në zgjedhjet e 21 qershorit, nuk duhet të përjashtohet asnjë forcë politike që investohet në fitoren e së djathtës”, është shprehur Selami.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Meta: Janë të paparanueshme idetë për ndarje apo shkëmbime territoresh

Presidenti i Republikës, Ilir Meta...

Close