|E martë, Shkurt 28, 2017

Serbët e arrestuar ikin në Beograd, frikësohen nga ROSU’ja 

Mal Zi – Njëri nga 6 serbët e Zubin Potokut të arrestuar në natën e zgjedhjeve në Mal të Zi, në Podgoricë, Vlladimir Bozhoviq, në një rrëfim për medie në Beograd ka thënë se për shkak të shkrimeve në mediet shqiptare dhe për shkak të arsyetimit të arrestimit të tyre, frikësohet se Forcat Speciale ROSU të Policisë së Kosovës do t’i arrestojnë

Gjashtë serbët e Zubin Potokut të arrestuar një ditë para mbatjejs së zgjedhjeve në Mal të Zi, të shtunen para mesnate, janë liruar, por asnjëri prej tyre nuk është kthyer në Zubin Potok. Ata kanë shkuar në Beograd, siç thonë, edhe nga frika se forcat speciale të Policisë së Kosovës, ROSU do t’u trokasin në derë,shkruan gazeta ‘Zeri’.

Njëri nga 6 serbët e Zubin Potokut të arrestuar një natë para zgjedhjeve në Mal të Zi, në Podgoricë, të cilët pastaj janë liruar, Vlladimir Bozhoviq (21), në një rrëfim për medie në Beograd,  të cilin e përcjellin mediet në veri të Mitrovicës ka thënë se për shkak të shkrimeve në mediet shqiptare dhe për shkak të arsyetimit të arrestimit të tyre frikësohet se forcat speciale të ROSU  të Policisë së Kosovës do t’u trokasin në derë. Sipas tij, kjo frikë ekziston edhe tek familjet e tjera në Zubin Potok, të cilat siç ka thënë ai ,“jetojnë me frikën dhe nën presion të vazhdueshëm”.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Prezantimi i tri Projekteve të Investimeve Prioritare afatshkurtra në kuadër të… https://t.co/X8eQ4KkYP1 https://t.co/ECGsOFGc5R
511 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjinushi – Fieri super suprizë. PS humbje dhe fitore të diskutueshme

Tirane - Në një emision televiziv në mëngjesin e së hënës Skënder Gjinushi ka pohuar se PS me metodën e punës...

Close