|E mërkurë, Gusht 16, 2017

Serbi, varri me i madh masiv, dyshohet te jene shqiptare. 

zx620y348_898309-1386602096   France – Puna për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve gjatë luftës së Kosovës kanë nisur në muajin prill në Serbinë jugperëndimore. Deri më tani janë gjetur 21 trupa të të zhdukurve shqiptare. Vetëm 17 trupa u gjetën ditën e djeshme. Sipas të përditshmes franceze “Le Monde”, janë duke u bërë dhe testet e ADN-së për 4 mbetje skeletore.

Ka shumë gjasa që kjo varrezë masive të përmbajë mbi 250 viktima shqiptarë të Kosovës. Zhvarrosja filloi në fund të prillit, pas shkatërrimit të një ndërtese që është ndërtuar pas luftës, ky dyshohet se është dhe varri masiv, i cili u zbulua në maj të viti 2010.

Sipas “Le Monde” nëse kjo varrezë masive do të dëshmohet, do të ishte një nga ato më të mëdhatë të zbuluara ndonjëherë në Serbi pas Batajnicë afër Beogradit, ku u zbuluan më shumë se 700 trupat shqiptar, në vitin 2001.

“Le Monde” shton më tej se Prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç, kishte shpjeguar se trupat ishin varrosur fillimisht në tre vende të ndryshme në territorin e Kosovës, para se të zhvarroseshin sërish dhe transportoheshin në Rudnicë, për t’i fshehur këto krime. Një ish zëvendës ministër i Brendshëm serb, Vlastimir Gjorgjeviç, i dënuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) me 18 vjet burg për krime të luftës në Kosovë, besohet të ketë urdhëruar transferimin e kufomave.

Në përgjithësi, më shumë 800 trupa të shqiptarëve të Kosovës u zhvarrosën nga tre varrezat masive në Serbi në vitin 2001. Lufta në Kosovë shkaktoi rreth 13.000 viktima, shumica e shqiptarëve të Kosovës. Më shumë se 1,700 njerëz janë të zhdukur, viktimat janë kryesisht shqiptare, ka shkruar në fund “Le Monde”, citon preshevajone.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Obama-republikanëve: Mos mbështetni Donald Trump

USA - Presidenti amerikan, Barack Obama i ka bërë thirrje të gjithë republikanëve që të tërheqin mbështetjen e tyre të...

Close