|E shtunë, Janar 20, 2018

Sex në plazh, pranga 2 mësueseve . 

octeachersUSA – Dy mësuese të South Hills School të Korvinës në Kaliforni në SHBA, janë arrestuar me akuzën se kanë kryer marrëdhënie seksuale me minorenë, në mënyrë të veçantë me studentë të shkollës në të cilën punojnë.

Melody Lippert, mësuese anglishteje, 38 vjeçe dhe Mishelle Ghirelli, 30 vjeçe, janë në gjendje arresti në burgun  “Orange County” dhe lirimi i tyre me kush është caktuar 50 mijë dollarë për Ghirellin dhe 20 mijë për Lippert.

Në nëntorin e shkuar, kjo e fundit, u kishte dhënë pik alkoolike një grupi studentësh meshkuj në një festë në plazhin e San Clemente-s, duke kryer më pas marrëdhënie seksuale me njërin prej tyre.

Me sa duket, “e pa kënaqur” nga takimi i parë, kishte organizuar disa javë më pas një mbrëmje në një kamping në të njëjtin plazh me të njëjtët djem, këtë herë së bashku me Ghirellin.

Edhe në këtë rast, dy gratë kanë kryer marrëdhënie seksuale me studentët. Ndërkohë që shkolla nuk kishte dijeni për asgjë.

Zyra e sherifit të “Orange County”, nuk ka dhënë detaje mbi atë që ka çuar në arrestimin e grave, duke u kufizuar të thotë se Lippert është arrestuar për konspiracion,  mashtrim ndaj minorenëve dhe favorizim, ndërsa Ghirelli për seks me minorenë.

Nuk është hera e parë që në këtë shkollë regjistrohen situata të tilla mes mësueseve dhe studentëve: Anthony Vidales, trajneri 29-vjeçar i skuadrës së keçit femëror i South Hills School, është arrestuar se dyshohet që ka pasur marrëdhënie seksuale me një studente 17-vjeçare.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kurti: Në Ballkan nuk ka luftë pa Serbi dhe nuk ka paqe pa shqiptarë

Tiranë - Ish-lideri i VV,...

Close