|Tuesday, December 6, 2016
  • NA NDIQ NË

“Sextherapy në Kryeqytet” edhe në Fier 

herion_faqe_19-1

Fier – Komedia muzikore “Sextherapy në Kryeqytet” shkruar dhe vënë në skenë nga Herion Mustafaraj mbrrin edhe në Fier për tu shfaqur mbrëmjen e së shtunës.

 Një komedi muzikore, ku gërshetohen tingujt e këngës popullore të Tiranës dhe rock- ut, deri tani është dhënë në skenën e Vlorës, në teatrin e Durrësit, në teatrin “Skampa” në Elbasan, dhe sipas regjisorit do të vijojë në qytetin e Shkodrës, në Shkup për tu rikthyer sërish për publikun në teatrin e Tiranës.

Autor, aktor dhe regjisor në këtë komedi muzikore, Herion Mustafaraj tregon se në planet e tij mendonte që ta shfaqte këtë komedi dhe në skena të tjera, por në disa teatro janë duke u bërë riparime. Vepra interpretohet në skenë edhe nga 4 aktorë të tjerë, Markela Dede, Endrin Ajdini, Genc Lleshi, Arian Kondi, të cilët bashkë me Herion Mustafarajn po përcjellin për publikun një komedi muzikore të veçantë.

Kemi pasur dhe publik që kanë ardhur nga Tirana për ta parë shfaqjen në Durrës, si dhe në Elbasan do të vijnë”, tregon ai. Një komedi muzikore, ku gërshetohen tingujt e këngës popullore të Tiranës dhe rock- ut dhe një çift emigrantësh shqiptarë të Amerikës, të ardhur me pushime në Shqipëri e gjejnë veten duke u përzier me hallet e tyre, që donin t’i harronin. Zgjidhja ka vetëm një emër: Sexologu i famshëm Dr. Babole. Por se çfarë vijon të ndodhë në vepër autori dhe regjisori i saj Herion Mustafaraj fton publikun për ta zbuluar dhe të qeshë pa fund. “Është një vepër që e kam shkruar vetë dhe sigurisht që kam një përgjegjësi të madhe artistike, nëse kjo vepër do të pëlqehet apo jo në publik. Kur trajton një problem që është aktual për njerëzit, e kuptojnë ata, këtë do ta marrësh vesh vetëm nga spektatorët dhe jo nga të ftuarit që vijnë falas, por ata që paguajnë dhe e ndjejnë kënaqësinë e lekut që harxhuan. Unë nuk jam aktor i punësuar në ndonjë institucion dhe kemi shfaqje. Unë po vë në skenë një shfaqje timen, që e kam shkruar vetë, kam bërë regjinë dhe kam një rol në këtë komedi muzikore”, tregon mes të tjerave regjisori dhe aktori Herion Mustafaraj. Skenografia e komedisë mban emrin e Bledar Gercalliu dhe muzika nga Fabian Asllani.

Add a Comment

%d bloggers like this: