|E enjte, Qershor 22, 2017

Sfidë e madhe na pret në vijim. 

gjosha      Tiranë – Shqipëria nga sot është kandidate zyrtare për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Ministria e Integrimit Evropian, nuk mund ta fshehë gëzimin, për vendimin e marrë nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, për t’i thënë “Po” në mënyrë unanime, statusit të vendit të kandidat për Shqipërinë.
Është një vendim që duhet të mbushë me optimizëm dhe shpresë secilin prej nesh, jo për këtë që sapo ndodhi, por për sfidën e madhe që na pret në vijim. Është vendim që na ngarkon me përgjegjësi për detyrimet që kemi, sidomos në përmbushjen e 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni Evropian deri në hapjen e negociatave. Kjo përgjegjësi, është edhe më e madhe për të vijuar me reformat e nisura, të cilat i shërbejnë të ardhmes së Shqipërisë.
Ministria e Integrimit Evropian, falënderon të gjithë vendet anëtare për vëmendjen dhe interesin që i kanë kushtuar çdo përpjekjeje tonën, për të dëshmuar se procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e kemi prioritet parësor.
Vendimi i sotshëm, është sinjali më pozitiv, shtysa më e mirë, jo vetëm për ne, por për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, madje për të gjithë Evropën e bashkuar. Jemi të bindur se ky vendim frymëzon besimin, se parimet mbi të cilat u krijua modeli i suksesshëm evropian, mbizotërojnë e qëndrojnë të palëkundura, ndaj çdo qëndrimi dhe force të mëpasshme.
Ministria e Integrimit Evropian shpreh edhe njëherë mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta, ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian dhe veçanërisht Komisionerit për Zgjerimin, z. Stefan Fyle, për mbështetjen e paepur që na ka ofruar, institucioneve shqiptare të cilat bashkërisht kanë dhënë një kontribut me vlerë gjatë gjithë këtyre muajve, opozitën dhe gjithë shqiptarët, të cilët meritojnë që ëndrrën e dikurshme ta jetojnë në realitet.
Statusi i vendit kandidat, nuk është fundi i procesit të integrimit. Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, ka ende shumë punë, deri në anëtarësimin e plotë të saj krah vendeve të tjera evropiane.
Marrja e statusit është një udhërrëfyes, që pohon se jemi në rrugën e duhur me reformat dhe gjithçka që i shërben transformimit të vendit tonë. Është një sinjal që na bashkon të shohim të jetësuar atë Shqipëri demokratike dhe të civilizuar, e cila do na bëjë ta mbajmë kokën lart e të ndihemi krenarë, ne dhe brezat që do vijnë.

alb365.com/Klajda Gjosha

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Qarku Fier gati të shkojë në votim https://t.co/RwuFVYKxIg via @wwwalb365com
11,397 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Diabetikët tashmë me terapi të re

Shqyrtimi i mundësive dhe kushteve për zbatimin e terapive të reja inovative me insulinë dhe me tableta për diabetikët, mënjanimi...

Close