|E premte, Gusht 18, 2017

Shantazh mes te miturve, djalit te biznesmenit i marrin 2 milion leke. 

Prana-482x340     Shkoder – Shantazh mes të miturve me dëm miliona lekë.

Në qytetin e Shkodrës nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një djali 13 vjeçar, me banim në Shkodër, pasi i mituri duke i bërë presion, duke kërcënuar me jetë një bashkëmoshatarin e tij, i ka kërkuar dy milionë lekë të vjetra.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës i thane se 13 vjeçari nga frika ja ka marrë lekët babait të tij i cili është biznesmen dhe ja ka dhënë shokut të tij.

Mirëpo kjo ngjarje u denoncua në polici nga i dëmtuari dhe babai i tij, duke bërë që uniformat blu të ndalojnë të riun dhe të sekuestrojnë në cilësinë e provës materiale një sasi të lekëve të marra si dhe dy telefona celularë të cilët ishin blerë me pjesën tjetër të parave.

Materialet në ngarkim të 13 vjeçarit i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet e mëtejshme .

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Sandokani : S’mund të jetoja pa kushurirën.

    Tiranë - Prokuroria e Krimeve të Rënda çon në gjykatë dosjen ndaj 29-vjeçarit Sandokan Meçaj, i cili në...

Close