|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

SHÇBA arreston oficerin e policisë, n/komisar Festim Lelaj 

Fier –  Është shoqëruar dhe është dërguar në Tiranë pranë Ministrisë së Brendëshme nën komisar Festim Lelaj  i cili punonë në Dreejtorinë e Policisë Vendore Fier.

Sipas burimeve kofidenciale nga kjo drejtori policie mësohet se Lelaj kishte shumë pak kohë që ishte transferuar nga drejtoria e policisë vendore e Vlorës në atë të Fierit. Po këto burime pohuan se ndalimi dhe shoqërimi i Lelajt është bërë nga SHÇBA, shërbimi i kontrollit të brendshëm të cilët pasi i kan komunikuar urdhërin e ndalimit e kan shoqëruar për në Tiranë ku do të merret në pyetje . Ndalimi i tij ka të bëjë me dyshimin se ai mund të jet përfshirë në trafik hashashi apo dhënie ndihme në trafikim të lëndëve narkotike, pohoi për alb365 burimi konfidencial policor

Ai konsiderohet në rolin e organizatorit, të dyshuar si përgjegjës për trafikimin e 2.5 ton lëndë narkotike kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë, ngjarje e ndodhur në janar 2017.

Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin, pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar Dhimo Koraj.

Në bazë të informacionit fillestar, të përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nga homologët italianë, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimin.

Bazuar në veprimet proceduriale, deri më tani është arritur të identifikohen dhe arrestohen apo ndalohen disa persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal. Fillimisht, janë arrestuar para pak kohësh shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit arrest në burg.  Gjatë hetimit është vendosur caktimi i masës sigurimit arrest në burg për shtetasin Aurel Lazaj, masë e cila është ekzekutuar para pak ditësh.

Ndërkohë është nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit Festim Lelaj, aktualisht nënkomisar në Komisariatin e Fierit, Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa, të cilat janë ekzekutuar nga policia ditën e sotme.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Skandali me ndotjen – Mbetjet urbane në lumin Seman (foto e video)

Fier -  Plehrat kan pushtuar lumin Seman....

Close