|E martë, Dhjetor 12, 2017

Shehu – Tahirit, forca perdoret kur shkelet ligji. 

hqdefault    Tirane – Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili tha se “për luftën me drogën jo zgjidhje armësh, por zgjidhje europiane”. Ndryshe nga ministri i Brendshëm, ish-deputeti demokrat thotë se “në luftë me drogën duhet një zgjidhje konform ligjit, dhe përdorimi i forcës dhe niveleve të saj parashikohet në ligj”.

Shehu thotë se “kur shkelet ligji, duhet përdorur forca”.

“Lexova që Ministri Tahiri ka thënë për luftën me drogën “jo zgjidhje armësh, por zgjidhje europiane”. Më tingëllon si një thënie që kërkon të impresionojë publikun e të zyrtarizojë mos reagimin!

Një thënie që mund të thotë shumë, por dhe asgjë! Në Europë, nëqoftëse flasim për BE, mbizotëron ligji. Pra në luftë me drogën duhet një zgjidhje konform ligjit.
Përdorimi i forcës dhe të niveleve të saj parashikohet në ligj. Dhe kur shkelet ligji kjo duhet përdorur”, shkruan ish-deputeti Shehu në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.

Duke u shprehur se “lufta me drogën kërkon ballafaqim me ligjin”, Tritan Shehu thekson se në këtë kuadër nevojitet sensibilizim, edukim, si dhe hartimi e zbatimi i një strategjie kombëtare.

“Trafikantët, kultivuesit, grupet kriminale, të implikuarit, duhet të ballafaqohen me ligjin në një shtet ligjor. Lufta me drogën, këtë të keqe të madhe, kërkon ballafaqim me ligjin.
Kjo është detyra kryesore e Ministrisë së Brendshme, Policisë, Prokurorisë, etj. Kërkon dhe sensibilizim, edukim, shkollën, familjen, shoqërinë, punësim, media, zhvillim ekonomik, “inteligjencë” etj. Kërkon rehabilitim mjekësor, social, etj. Pra lidhet më tej me të gjithë qeverisjen e shoqërinë, në një strategji kombëtare. Por gjithsesi kush duhet të realizojë detyrat e sektorit e të përgjigjet për ato”, thotë ish-deputeti Tritan Shehu.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Haradinaj ju përshëndet nga paraburgimi në Francë (foto)

Teksa të gjithë shqiptarët janë mërzitur për...

Close