|E martë, Shkurt 21, 2017

Shenjat dalluese të sklerozës disa vite përpara 

Humbja e shqisës së nuhatjes është një prej shenjave të para të sklerozës; ky është përfundimi i një studimi të Spitalit të Përgjithshëm të Massachusetts-it. Pas analizimit të 183 pacientëve, u vu re se ata që ishin në fazat e para të sëmundjes, e kishin të vështirë të ndjenin aromat.

Pra, sipas këtij vëshgimi, humbja e kujtesës nuk është shenja e parë që shfaqet. Sipas drejtuesit të kërkimit, Dr. Mark Albert, humbja e shqisës së nuhatjes mund të vihet re një dekadë përpara se të shfaqen simptomat më të rënda të sëmundjes.

Pacientëve iu kërkua të nuhasnin 10 lloj aromash: mente, karafil, lëkurë, luleshtrydhe, jargavan, ananas, tym, sapun, rrush dhe limon. Pasi nuhatën secilën për dy sekonda, u pyetën nëse u dukej e njohur aroma, duke zgjedhur mes katër mundësive të dhëna.

Duke marrë parasysh rezultatet e pyetësorit, mjekët arritën të identifikonin në shumicën e rasteve pacientët me shenja të hershme të sklerozës. Pas kryerjes edhe të grafive, u vërtetua se ata që shfaqnin mangësi në nuhatje, ishin të prirur ose vuanin nga skleroza.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjermania kërkon që “rasti” Haradinaj të përmbyllet shpejt https://t.co/xPmsKrCpNU https://t.co/XBEEpCIvwi
504 people follow ALB365
Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia – Lordi i drogës vritet nga helikopteri (video)

Karteli i drogës i njohur si “H2”, është qëlluar për vdekje nga një helikopter luftarak i ushtrisë meksikane. Juan Francisco...

Close