|E shtunë, Qershor 24, 2017

Shenjat e zakonshme që tregojnë se trupi juaj është i mbushur me toksina 

Të gjithë hasemi pranë ambienteve të ndotura apo përdorim produkte që përmbajnë pesticide, hormone dhe helme të tjera. Për më tepër, duhani dhe medikamente të tjera mund të përkeqësojnë organizmin më shumë.

Këto rrethana të jashtme dhe brendshme mund të çojnë në akumulimin e toksinave apo mbeturinave të tjera në trup, prandaj është mirë që të njihni shenjat e para që dërgon trupi në rast problemesh të tilla:

Yndyrë e akumuluar rreth barkut: yndyra e tepërt në zonën e barkut tregon se trupi është i mbushur me toksina, pasi ato pengojnë aftësinë e tij për të rregulluar nivelet e glukozës dhe kolesterolit.

Probleme me lëkurën: sasia e tepërt e toksinave në trup mund të çojë në inflamacion të lëkurës, lëkurë të mbushur me akne dhe pucra si dhe probleme të tjera me lëkurën.

Dhimbje koke: toksinat e pranishme në trupin e njeriut irritojnë sistemin nervor dhe shkaktojnë dhimbje koke (kryesisht në pjesën qëndrore).

Nivele të ulëta të energjisë: niveli i lartë i toksinave në trup ju shkakton debulesë, lodhje kronike etj.

Probleme me qarkullimin e gjakut: kjo është një tjetër shenjë që lëshon trupi kur është i mbushur me toksina.

Probleme me tëmthin: akumulimi i toksinave në trup çon në bllokimin e fshikëzës së tëmthit.

Gjuhë e bardhë ose e verdhë: ndryshimi i ngjyrës së gjuhës është një tjetër shenjë që tregon për toksina në trup.

alb365/Shendeti/

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjarpër me dy koka në Apolloni?! (foto) https://t.co/rwq2rR64m7 https://t.co/lFxPoQQN9H
11,396 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Partitë shqiptare, zëdhënëse të maqedonasve.

    Protestat duhet të mbahen aty ku e kanë vendin - te sheshi qendror i Shkupit. Partitë politike shqiptare s’janë...

Close