|E hënë, Korrik 24, 2017

Shenjtërimi i Katedrales, një ngjarje historike në shumë kuptime . 

maxresdefault     Ceremonia e shenjtërimit të Katedrales Orthodokse të Tiranës është një ngjarje historike në shumë kuptime.
Së pari të gjithë krerët e Kishave Orthodokse si dhe Krye-ekumeniku Patriarku Bartholomeu ishin në Tiranë në ceremoni.
Themeluesit i Kishës Orhtodokse Autoqefale Shqiptare Visarion Xhuvani dhe Kristofor Kisi do ta kishin ëndërruar një moment të tillë ku të gjithë krerët e kishës më të vjetër Post-Bizantine do të vinin në Tiranë dhe përveçse do ta njihnin pavarësinë e kishës shqiptare de jure, do ta njihnin atë dhe de facto.
16 vite zgjatën negociatat e shtetit shqiptar deri në njohjen e Pavarësisë së Kishës Shqiptare nga Patriarkana dhe ky ka qenë një nga sukseset më të mëdha diplomatike të Qeverisjes së Mbretit Zog.
Së dyti kjo ceremoni kishte mbledhur krerët e politikës shqiptare duke përjashtuar për një dite sherret e përditshme të Tiranës politike.
Së treti sot në Tiranë ishin kreu i Kishës Orthodokse serbe dhe përfaqësuesit e kishës Ruse.
Kisha serbe ka luajtur një rol kundër kishës shqiptare në themelimin e saj në vitet ‘20-’30-të por edhe ka qenë organizata më aktive kundër shqiptarëve të Kosovës në genocidin e viteve ‘90-të.
Doktrina serbomadhe ka qenë e bazuar në dogmën se Kosova është zemra e Serbisë sepse aty ndodhen kishat më të famshme orthodokse të Ballkanit por ato janë serbe.
Në vitet 1300 Princat shqiptarë arbnorë të atyre viseve ishin orthodoksë e nën bizant, kështu që kishat e tyre nuk mund të ishin kisha të dikujt tjetër, në një gjuhë tjetër. Prania e Fortlumturisë së Tij Irenej në Tiranë i jep fund përrallës – dogmë se vetëm serbët qenkan “orthodoksë”, por tregon se një sjellje ndryshe ndaj besimeve jofondamentaliste si ajo e Kishës serbe, shmangu tragjedi të tjera në Ballkan si ajo e Bosnjës dhe të qenit të tij në Tiranë sot është dëshmia më e mire e dështimit të 30 vjet ultrafondamentalizëm serb bazuar në filozofinë fetare, fundja ky ka qenë dhe shkaku kryesor i shpërbërjes së dhunshme të ish- Jugosllavisë.
Tani do them edhe dy gjëra të cilat jam i bindur do krijojnë polemikë por edhe polemika përbën sukses.
Sot Kreu i Kishës Orthodokse Autoqefale shqiptare u bë realisht Krye-Peshkopi shqiptar duke hyrë në histori që pavarësisht se është grek do t’i bashkëngjitet Trios së themeltarëve të Kishës sonë, Peshkop Kristofor Kisit, Peshkop Visarion Xhuvanit dhe Peshkop Fan Stilian Nolit, kjo gjë nuk do ti pëlqejë shumë shqiptarëve, por kur Janullatosi të ndërrojë jetë do të jetë në mundësinë e Peshkopit të ardhshëm shqiptar dhe Sinodit të shenjtë të dëshmojë sesi do të jenë pasardhësit e Peshkop Kisit.
Së fundi duke parë që historia e ndërtimit të kësaj katedrale ishte një histori suksesi, klasa politike shqiptare duhet të kuptojë pse është urgjente ndërtimi i Xhamisë së Madhe të Tiranës, për të dhënë mundësimin e plotësimit të simboleve të bashkëjetesës fetare në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranës, por edhe për të mos nëpërkëmbur besimtarët myslimanë që prej 23 vjetësh falen në rrugë në ditët më të shenjta fetare për ta.
Besoj se Kryepeshkopi i Jeruzalemit mund t’i dëshmojë klasës politike shqiptare sesi në një kodër në shume pak km 2 në Jeruzalem bashkëjetojnë tre tempujt më të shenjtë të të trija besimeve Muri i Lotëve, Sepolkri i Shenjtë dhe Xhamia Al Aksa.

alb365.com/Ilir Kulla

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rumani – Shqipëri, hapet flamuri gjigand në qëndër të qytetit (fotot e video)

Fier - Takimi I sotëm midis kombëtares Shqiptare dhe asaj Rumune ka bërë që sportëdashës dhe shoqata artdhetare shqiptare për...

Close