|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Sherr në pazarin e Roskovecit, plagosen 2 vëllezër me thikë 

Fier –  Dy vëllezër nga Berati jan plagosur me thikë nga dy personatë cilët jan identifikuar nga policia e janë shoqëruar në polici, ndërkohë që të plagosurit po marrin ndihmën e parë mjeksore.

Pas një sheri për motive banale janë plagosur dy persona me thikë, ata jane dy vëllezër dhe ndodhen në spitalin rajonal të Fierit  jashtë rrezikut për jetën.  Policia ka shuar menjëeherë në vendin e ngjarjes po heton për të zbardhur shkaqet . Te plagosurit janë Arvin Hamiti 25 vjec dhe Bledar Hamiti 37 vjec . Goditjet me thikë ata i kan marri njeri  në krah dhe tjetri në shpatull. Sheri eshte bërl nl pazarin e Roskovecit .Policia ka identifikuar autoret dhe ka bere te mundur shoqerimin e tyre ne  polici

Njoftimi i policisë

Më datën 13.11.2016, rreth orës 08:50, në lagjen Nr.2, Roskovec, në dyqanin ushqimor në pronësi të tyre, janë plagosur me thikë për motive të dobëta, shtetasit B.H, 38 vjeç, dhe A.H, 28 vjeç.

Menjëherë u organizua puna dhe u bë e mundur kapja në kohë rekord e dy autorëve, shtetasve:

-Enea Dyli, 18 vjeç.
-Kledis Dyli, 22 vjeç, banues në Roskovec, të cilët janë shoqëruar në stacionin e policisë Roskovec dhe po kryen veprimet për arrestimin e tyre.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin Fier nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: