|E premte, Dhjetor 15, 2017

Sherri me vjerrën,  babë e bir bëjnë nusen për spital . 

durres-ambulanca-duke-transportuar-te-plagosurinLushnje – Babë e bir kanë rrahur nusen ( vjerri me kunatin) sa e kanë bërë për spital. Shkaku ka qënë një zënkë e sajë me vjerrën , ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 19 e 30 minuta në fshatin Rremas të Lushnjes.

Pasi ka shkuar në spital nusja 21 vjeçare  ka treguar për policinë se cilët kanë qënë autorët që e rrahën  dhe shkakun se përse e kishin rrahur. Kjo e fundit ka shkuar dhe ka bërë arrestimin e vjerrit dhe të kunatiti ( vëllait të burrit ), ka pohuar zyrtarishtë policia për median.

Në orën 19 e 30 minuta të mbrëmjes së djeshme 21 vjeçarja S Koçi ka debatuar me të vjerrën e sajë  për probleme sjellje në familje ( nusja karshi vjerrit e vjerrës dhe njerëzve të burrit) . Këto debate  mes vjerrës dhe nuses janë rritur derisa nusja ka ofenduar vjerrën. Fjalët e sajë janë dëgjuar nga vjerri I sajë Sadik Koçi 62 vjeç I cili e ka sharë dhe qëlluar nusen. Në këto momente kur nusja I është kundërpërgjgijur vjerrit ka ndërhyrë edhe kunati, vëllai I burrit Fitim Koçi 30 vjeç  I cili edhe ai ka qëlluar mbi nusen e vëllait 21 vjeçare. Burimet policore pohojnë se bashkëshorti i 21 vjeçares nuk ka qënë në banesë por në një lokal të fshatit pasi e kishte thirrur një shok për një punë. Babë e bir I kanë telefonuar  djalit ( burrit të 21 vjeçares) dhe e kanë dërguar nusen 21 vjeçare në spitalin e Lushnjes për mjekim. Nusja ka marrë mjekimin dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia që është njoftuar nga punonjës të spitalit ka shkuar në spital ku kanë marrë edhe kallzimin e nuses 21 vjeçare kundër vjerrit 62 vjeçar dhe kunatit 30 vjeçar. Policia më pas ka shkuar dhe ka bërë arrestimin e tyre.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Selami shpall kandidaturën për kreun e PD

Teksa ngriu funksionet e tij si kryetar...

Close