|E martë, Shtator 19, 2017

Sherri ne Kuvend, grupi i PD-se padi penale tre deputeteve te PS-se. 

Grupi-PD  Tirane – Pas sherrit të sotëm mes deputetëve Gent Strazimiri, Xhemal Qefalia dhe Armando Prenga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e përgjithshme ndaj deputetëve të mazhorancës për “Goditje për shkak të detyrës”.
Grupi parlamentar i PD-së ka kallëzuar penalisht deputetët Armando Prenga, Xhemal Qefalia dhe Gentian Bejko. Në kallëzimin penal drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se deputetët e mazhorancës të përmendur më sipër e kanë ndjekur nga pas, dhe pasi e kanë fyer për shkak të detyrës dhe fjalës së mbajtur në mbledhje, e kanë agresuar atë fizikishtdeputetin Strazimiri.
“Në datën 27 Maj 2014, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqiperise, deputeti Gent Strazimiri, antar i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, ka qene ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, duke shqyrtuar dhe diskutuar mbi çështje brenda rendit të ditës sipas Rregullores së Kuvendit.
Për një moment është larguar nga salla e mbledhjes për një pushim të shkurtër në korridorin e katit të II të Kryesisë së Kuvendit. Pa asnjë shkak dhe në mënyrë kriminale, 3 deputetë të Partisë Socialiste, konkretisht Armando Prenga, Xhemal Qefalia, dhe Gentian Bejko, e kanë ndjekur nga pas, dhe pasi e kanë fyer për shkak të detyrës dhe fjalës së mbajtur në mbledhje, e kanë agresuar atë fizikisht.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas deklarimeve të deputetit Gent Strazimiri dhe pamjeve filmike të qarta të transmetuara nga mediat, denoncon këtë veprim kriminal të kryer nga këto tre shtetas, si një agresion terësisht penal dhe me prapavijë të qartë politike, me synimin që me dhunë të bëjnë opozitën parlamentare të hesht.”- thuhet ne kete kallzim pena.

 alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Berisha në Kuvend – Të armatoset populli. Tahiri – Prokuroria ta marrë të pandehur

Tiranë - Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje publike nga foltorja e Kuvendit për t’u armatosur i gjithë populli,...

Close