|E hënë, Shtator 25, 2017

Sherri per pronen, rrezikon jeten nga goditja me thike. 

vdes-nj-euml-17-vje-ccedil-ar-nga-goditja-me-thik-euml_hd    Elbasan – Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person, i akuzuar për tentativë vrasje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Belsh të Elbasanit, kur Hekuran Bali goditi disa herë me thikë Shpëtim Shabanin, duke i shkaktuar plagë të rënda për jetën.

48 vjeçari i plagosur u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se konflikti mes tyre ndodhi për motive pronësie.

Lidhur me këtë ngjarje nga ana e policisë u bë arrestimi i Balit në kushtet e flagrancës, ndërsa vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
TIA – Politika pengonë luftën kundër korrupsionit

Transparency International publikon raportin Vlerësimi i Sistemit Kombëtar të Integritetit -Shqipëria 2016. Një raport ku vërehet me shqetësim sesi institucionet...

Close