|E premte, Shkurt 23, 2018

Shirat, Bullgaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme . 

29666f18c8ad683bd36c77f4cd10ec88_LBullgari – Ballkani është goditur fort nga përmbytjet dhe pas Shqipërisë dhe Greqisë, Bullgaria është vendi i radhës i prekur nga kjo situatë e rëndë.

Qeveria në Sofie ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura, si dhe ka hartuar një plan masash për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Jugu i vendit është prekur kryesisht nga këto përmbytje, ndërsa mediat vendase deri më tani raportojnë për dy viktima dhe disa të tjerë të humbur.

Në qytetin bregdetar Burgas, 70 shtëpi janë përmbytur nga dalja nga shtrati e lummit Tundzha, ndërsa disa qyteza dhe fshatra të tjerë kanë humbur çdo rrugë komunikimi me pjesën tjetër të vendit për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të prekura.

Vitet e fundit Bullgaria është prekur nga shira të rrëmbyer, që më pas kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bulevardi “Jakov Xoxa” në ndërrimin e viteve pas rikonstruksionit. (fotot)

Fier - Bashkia Fier ka...

Close