|Tuesday, December 6, 2016
  • NA NDIQ NË

Shkatërrohet rrjeti i madh i hakerëve të llogarive bankare 

hakeri_1480633809-3097369

Gjatë një operacioni ndërkombëtar është shkatërruar rrjeti më i madh në botë i hakerëve, të cilët vidhnin sistemet bankare të përdoruesve online.

Operacioni është quajtur “ortek”, që është përdorur si një platformë për të nisur dhe për të menaxhuar në masë sulmet e hakerëve globalë, njofton Europol, transmeton KP.

Hetimi zgjati katër vjet dhe është përfshirë policia nga 10 vende evropiane, që kanë sekuestruar serverë, kanë mbyllur disa ueb-faqe dhe janë arrestuar pesë persona.

Vetëm në Gjermani, rrjeti i hakerëve ka shkaktuar dëme në vlerë prej gjashtë milionë euro, nga sulmet kibernetike të koncentruara në sistemin bankar në internet.

Siç shpjegon policia, rrjeti kishte dërguar më shumë se një milion e-maila me fotografi të infektuara dhe kur i hapnin përdoruesit e tyre, ato infektonin sistemet kompjuterike dhe i bënte pjesë të një rrjeti.

“Është vlerësuar se janë infektuar gjithashtu më shumë se 500,000 kompjuterë në mbarë botën dhe janë identifikuar viktimat në 180 vende të botës”, thotë Europol.

Add a Comment

%d bloggers like this: