|E martë, Shkurt 28, 2017

Shkenca – Ja pse duhet të hani mëngjes 

Është mit që mëngjesi i bollshëm apo shumë i pasur zvogëlon futjen e kalorive gjatë pjesës tjetër të ditës, pohojnë shkencëtarët në Gjermani, rezultatet e hulumtimit të të cilëve janë publikuar në periodikun “Nutrition Journal”.

Në hulumtim është pohuar që njerëzit prapëseprapë hanë sasi të njëjtë të ushqimit për drekë dhe darkë.

Hulumtuesit nga Universiteti në Munchen kanë përcjellë shprehitë e gati 400 njerëzve. Pjesëmarrësit e hulumtimit kanë shkruar ditar në të cilin kanë përmendur çka hanë, kur edhe sa i rëndë (me kalori) është ushqimi që e hanë, transmeton koha.net.

Disa prej tyre kanë ngrënë mëngjes të bollshëm, disa më pak, ndërsa grupi i tretë ka kapërcyer fare mëngjesin.
Ata të cilët kanë ngrënë shumë në mëngjes, një mesatare prej 400 kalorive më shumë nga ata me shujtë më të vogël, gjatë ditës kanë konsumuar 400 kalori shtesë.transmeton koha.net

“Hulumtimi ka treguar që njerëzit njëjtë hanë për drekë dhe darkë, pavarësisht asaj se si kanë ngrënë mëngjes”, ka thënë shkencëtari Volker Schusdziarra.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Prezantimi i tri Projekteve të Investimeve Prioritare afatshkurtra në kuadër të… https://t.co/X8eQ4KkYP1 https://t.co/ECGsOFGc5R
511 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Agon Chanel në sekuestro

Tiranë - Sekuestrohet Agon Channel. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës pas kërkesës së bërë nga...

Close