|E hënë, Shtator 25, 2017

Shkenca – Njerëzit nuk kanë 6 emocione, por 27 

Shkencëtarët kanë argumentuar gjatë se përveç 6 llojeve themelore të emocioneve si lumturi, trishtim, pikëllim, befasi, frikë dhe neveri, nuk ka më shumë lloje themelore të emocioneve. Por, ata janë mashtruar.

Në një studim ku janë përfshirë  800 meshkuj dhe 1200 femra, të anketuarve u është shfaqur një video me përmbajtje të ndryshme, gjë kjo që ua ka ndryshuar edhe emocionet e tyre.

Pas vëzhgimit të rezultateve të reagimeve të tyre, ata zbuluan se ndjenjat e tyre mund të kategorizoheshin në 27 emocione të ndryshme, transmeton gazetametro.net

Këto kategori janë: admirimi, adhurimi, admirimi estetik, zbavitja, ankthi, frika, shqetësimi, mërzitja, qetësia, konfuzioni, përbuzja, malli, zhgënjimi, neveria, respekti nga frika, kënaqësia, zilia, lumturia, nostalgjia, krenaria, lehtësimi, romanca, trishtimi, kënaqësia, dëshira seksuale, befasia, simpatia dhe triumfi.

Të anketuarit nga grupi i parë kanë raportuar se si ndjehen pas secilës prej videove të shikuara. Një tjetër grup i të anketuarve vlerësoi regjistrimet si pozitive dhe negative, në krahasim me emocionet dhe duke i vlerësuar një shkallë nga 1 deri në 9. Vlerësimet e tyre përkonin me emocionet që lidhen me imazhet që më parë ishin shfaqur.

Rezultatet kanë treguar se një video mund të shkaktojë emocione më të ndryshme dhe se është normale të ndjesh shumë emocione në të njëjtën kohë.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohen 3 persona , 3 të tjer në hetim të lirë.

Fier - Më datë 12.12.2014, ora 16.50 nga Komisariati Policisë Fier u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Petref Ferko,vjec...

Close