|E shtunë, Qershor 24, 2017

Shkenca – Zbulohet “syrin i tretë” i njeriut 

Syri i tretë apo syri i brendshëm, është një koncept mistik dhe esoterik i cili i referohet ‘Chakras’ – traditave të lashta shpirtërore lindore dhe perëndimore. Por, shkencëtarët kohët e fundit janë munduar ta gjejnë këtë koncept mistik, dhe siç duket ia kanë dalë

Syri i tretë, sipas studiuesve, është një portë e cila e drejton të brendshmen dhe vetëdijen. Në epokat e lashta, syri i tretë simbolizonte një gjendje të ndritjes ose të ndjelljes së imazheve mendore të cilat kanë rëndësi të thella shpirtërore personale dhe psikologjike.

Syri i tretë është i lidhur zakonisht me vizionet, mendimet dhe pamjet që i shohim sapo mbyllim sytë. Pra, sipas studiuesve, njeriu ka një sy të tretë i cili në fakt është gjëndra pineale, që mendohet se ka fuqi mistike dhe që konsiderohet syri shpirtëror apo vizioni i brendshëm.

Gjëndra pineale është gjëndër me tajim të brendshëm, që është zbuluar së fundi. Kjo gjëndër gjendet thellë në tru dhe dëshmon edhe njëherë misteriozitetin e vet. Kjo gjëndër besohet se është një ‘organ i fjetur’ i cili mund të ‘zgjohet’ nga shkencëtarët për të aktivizuar komunikimin telepatik, transmeton lajmi.net. Nga ana fizike, syri i tretë i dërgon imazhet që i observojmë trurit, duke ia interpretuar dhe kthyer në formën më të përsosur.

 Kjo gjendet në qendrën gjeometrike të trurit dhe ka madhësinë e një kokrre bizeleje, dhe gjendet në qendrën e trurit si një ‘shpellë’ e vogël dhe mbi gjëndrën ‘pituitary’ e cila shtrihet pak prapa rrënjëve të hundës. Është e vendosur direkt pas syve dhe e lidhur me barkushen e tretë. Kjo gjëndër aktivizohet nga drita dhe kontrollon bioritmet e ndryshme të trupit. Punon në harmoni me gjëndrën hipotalamus e cila kontrollon etjen, urinë, dëshirat seksuale dhe orën biologjike e cila përcakton procesin e plakjes.

Ju e aktivizoni ‘syrin e tretë’ duke mësuar dhe duke qëndruar të vëmendshëm për çdo gjë. Ushqimi i shëndetshëm është sigurisht i dobishëm për këtë gjëndër.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjarpër me dy koka në Apolloni?! (foto) https://t.co/rwq2rR64m7 https://t.co/lFxPoQQN9H
11,395 people follow ALB365
Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Historia e Bashës

Nga NEBIL ÇIKA -  “Unë flas për historinë time”! Kështu iu  përgjigj Basha pyetjes së gazetareve. “Po, ju keni qeverisur...

Close