|E diel, Mars 26, 2017

Shkencëtarët – Depresioni nuk është sëmundje mendore 

Për ata që jetojnë me të, depresioni mund të jetë gjithçka që ata e konsumojnë. Ai hedh një mjegull të dendur mbi punën, marrëdhëniet, ndërveprimet e përditshme shoqërore, që ndikojnë në çdo aspekt të jetës së njeriut.

Njerëzit shpesh mendojnë që depresioni ndikon vetëm në mendje, sepse është klasifikuar si një çrregullim mendor. Një studim i ri ka treguar se depresioni është më shumë si një sëmundje sistematike që ndikon në gjithë trupin.

Një ekip i studiuesve i udhëhequr nga Universiteti i Granadës vendosi të studioi se çfarë ndodhë në gjithë trupin e njerëzve që vuajnë nga depresioni, dhe u fokusuan  në shkaktarët e stresit.

Ata kryen një meta-analizë, duke përfshirë 29 studime të mëparshme të përbërë nga më shumë se 3,900 njerëz. Studiuesit, të udhëhequr nga Sara Jiménez-Fernández, krahasuan pacientët me depresion të kontrolleve të shëndetshme para dhe pas trajtimit.

Edhe pse kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë treguar se depresioni është një sëmundje sistematike, në vend se vetëm mendore, pacientët e depresionit janë ankuar gjithmonë për dhimbje fizike. Ata që vuajnë nga kjo sëmundje kanë raportuar shpesh për pagjumësi dhe gjumë të tepërt, së bashku me lodhje kronike dhe ulje të oreksit për ushqim dhe seks.

Rezultatet, e publikuara në Gazetën e Psikiatrisë Klinike, mund të shpjegojnë shoqata të rëndësishme, mes depresionit dhe sëmundjeve tjera, duke përfshirë sëmundjet vaskulare dhe kancerin. Gjithashtu mund të tregojnë se pse njerëzit me depresion jetojnë më pak se ata pa depresion.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Nis dhënia e lejeve biometrike për emigrantët https://t.co/6ST8767gP0 https://t.co/wQZ3JWqq5A
4,628 people follow ALB365
Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic eka_adit Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mbjellja e kanabisit, Rama: Ka edhe policë të që bashkëpunojnë

Fier - Kryeministri Edi Rama ishte në takim me banorët e Strumës së Fierit ku  foli edhe për luftën kundër drogës,...

Close