|E premte, Gusht 18, 2017

Shkencetaret, qershori muaji i sexit. 

sex-drives-and-exercise21    Qershori është muaji në të cilën dëshira për seks është në pikën kulmore. Në këtë kontribuon koha e nxehtë, rrobat e shkurta dhe të tejdukshme, sikurse edhe shoqërimi më i madh dhe lirimi i feremonit në djersë, sqarojnë shkencëtarët nga “Psychology Today”.

Njerëzit për seks janë të interesuar edhe në dhjetor, ndërsa këtë e konfirmojnë studimet e shumta me anë të cilave u mësua se pikërisht në këto muaj është numri më i lartë i ngjizjes së fëmijëve, blihen më shumë prezervativë, por edhe shënohet rritje në sëmundjet e transmetueshme seksuale.

Po ashtu, të rinjtë përvojën e tyre të parë seksuale e kanë pikërisht në qershor, tregoi studimi i Martin Levin-it i emërtuar “Seksualiteti nëpër stinë”. Ata që nuk kanë partner nuk janë më pak të interesuar për seks, ndërsa analiza e kërkimit më të shpeshtë në “Google’ tregoi se numri i madh i njerëzve në pjesën për kërkim në muajt qershor dhe korrik shkruajnë ndonjë fjalë që ka të bëjë me seksin.

Në këtë periudhë është edhe numri më i madh i të regjistruarve të rinj në faqet e internetit për njoftim. Shkencëtarët thonë se nuk ekziston ndonjë arsye e qartë se pse interesimi i njerëzve për seksin shtohet në qershor dhe dhjetor, por ekziston mundësia që edhe në botën e kafshëve, ndryshimet në nivelin e hormoneve kushtëzojnë rritjen e dëshirës seksuale në këtë periudhë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
25 vjet PD – Aktivitete në gjithë vendin

Tiranë - Partia Demokratike nis 6 muaj para, pergatitjet per kremtimin e pervjetorit te 25-të te themelimit te saj, qe...

Close