|E diel, Mars 26, 2017

Shkodër- Kakavijë – Athinë, kapen 26 kg kanabis në autobus 

Goditet një tjetër rast trafiku i narkotikëve drejt shtetit fqinj, Greqisë. Policia kufitare ka sekuestruar 25 kg e 700 gr kanabis, ndërsa janë arrestuar në flagrancë  dy shoferët  e autobusit, në të cilin u konstatua lënda narkotike.

“Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit në vijën e dytë,  të ushtruar në autobusin e linjës Shkodër -Athinë  me targa ITM  8162 që drejtohej nga shtetasit Angjelin Suta ,  39 vjeç, banues Lezhë dhe Anastas Naska , 47 vjeç, banues në Ura Vajgurore, kanë evidentuar disa pako të dyshimta të mbështjella me natriban ,të cilat ishin të fshehura në një vend të përshtatur mbi gomat e pasme”.

Blutë kanë bërë menjëherë bllokimin e autobusit, duke njoftuar grupin hetimor si dhe Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të imtësishëm  nga grupi hetimor, u gjetën të fshehura në këtë vend të përshtatur  40 pako   të mbështjella me natriban me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me  peshë totale 25 kg e 700 gr.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe u sekuestrua dhe autobuzi.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesve të autobusit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve i kryer në bashkëpunim “.

Materialet proçeduriale do t’i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Nis dhënia e lejeve biometrike për emigrantët https://t.co/6ST8767gP0 https://t.co/wQZ3JWqq5A
4,628 people follow ALB365
Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic eka_adit Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia prangos 3 shtetas në 24 orë

Fier - Nga Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi Mario Ndreu,...

Close