|E premte, Shtator 22, 2017

Shkon të mjekohet nga gripi, kthehet pa këmbë 

Një baba humbi të dyja këmbët, pasi gripi i tij sezonal rezultoi se në fakt ishte sepsis.

James Mackey nga Bracknell në Berkshire u dërgua në spital pasi u sëmur në Tetor, me atë që fillimisht besohej se ishte një grip sezonal.

Ai u shtrua me urgjencë, por pas 2 javësh në kurim intensiv, mjekët dalluan se këmbët e tij ishin të infektuara.

Ata thanë se nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse t’ia prisnin ato të dyja.

30 – vjeçari James, baba i 3 fëmijëve i cili ka pasion çiklizmin, po kërkon tashmë të mbledhë para për t’u pajisur me proteza, në mënyrë që të rikthehet sërish në këmbë dhe të luajë sërish me fëmijët e tij, tranmeton tvklan.

Familja e tij kërkon gjithashtu që të ndërgjegjësojë të tjerët për sepsis, një gjendje e rrezikshme që e bën trupin të dëmtojë indet dhe organet e tij dhe që është e padallueshme derisa është tepër vonë.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kokëdhima – Ja si iu vodh mandati Flamur Çelës

Ish deputeti Koço Kokëdhima denoncon trafikimin e votave në 2013-ën ! Në emisonin Studio e Hapur e Eni Vasilit ,...

Close