|E premte, Shkurt 23, 2018

Shkrumbohet biblioteka me 14 milionë libra . 

62ce28ec99c2fa1d4d37c00276d38905_LRusi – Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë bibliotekën e Akademisë ruse të Shkencave, e cila ka rreth 14.2 milionë libra, dokumente dhe shkrime të tjera të një rëndësie të madhe.

Zjarri ka prekur rreth 2.000 metra katror të sipërfaqes, ndërsa është shembur edhe çatia e godinës. Përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve kanë qenë maksimale, ku janë përfshirë rreth 200 zjarrfikës.

Fatmirësisht flakët nuk kanë shkaktuar viktima, por 15% e materialeve që ndodheshin në këtë bibliotekë janë shkatërruar ose kanë pësuar dëme të pariparueshme.

Akademikët rus e konsiderojnë këtë ngjarje si një “çernobil” për kulturën dhe historinë ruse. Ata shprehen se në këtë bibliotekë ndodhen dokumente të rëndësishme të historisë sllave, të cilat nuk ndodhen në asnjë vend tjetër.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e flakëve brenda ndërtesës.

 Biblioteka është themeluar më 1918 si biblioteka e Akademisë Socialiste të Shkencave Sociale.

62ce28ec99c2fa1d4d37c00276d38905_L

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Hapet supermarketi “Euromarket” (fotot)

Dita e pare e punes...

Close