|E premte, Shkurt 23, 2018

Shkrumbohet magazina me mallra e skaduar e sekuestruar nga policia . 

10420011_10203772257566765_3535917842626449204_n1Fier – Një magazinë mallrash, e cila u zbulua ditën e djeshme nga ana e Krimit Ekonomik se tregtonte mallra të skaduara, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Grecallisë në qytetin e Fierit, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ajo është përfshirë nga zjarri.

Deri më tani nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca policie si dhe 4 zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Magazina ushqimore u zbulua dhe u sekuestrua ditën e djeshme nga ana e Krimit Ekonomik, pasi hidhte në treg mallra të skaduara, ndërsa u prangosën poseduesit e saj.

Burimet policore pohuan se magazina ka qënë në sekuestro . Gjithësesi kampione ishin marrë dhe ishin dërguar në laborator për ekzaminime , ndërkohë që një pjesë e mallit ndodhet edhe në zyrat e krimit  ekonomiko financiar në Drejtori të Policisë Fier.

Në magazinën në fjalë, mallrave të skaduara u hiqej data e skadencës, ndërsa u ristampohej një datë tjetër, me qëllim për t’i hedhur më pas në treg mallrat e skaduara. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

10420011_10203772257566765_3535917842626449204_n

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mone – Subashi të ndëshkojë policin bashkiak që përdori dhunë ndaj tregtarit ambulant

Fier - PD dega Fier...

Close