|E enjte, Qershor 22, 2017

Shkupi goditet nga bresheri, permbytjet dhe termetet. 

shkupi-rrebesh-640x298  Shkup –  Uji pengoi ecjen e makinave, veçmas në pjesën e urave mbi lumin Vardar, ndërsa breshëri kokërrmadh shkaktoi edhe thyerje të xhamave në objekte të ndryshëm
Një ditë me diell dhe aty-këtu pak e vranët, përfundoi shpejt për Shkupin që mbrëmjen e së dielës u trondit nga një tërmet dhe nga një rrebesh thuajse pafundmë shiu dhe breshëri me kokërr sa një ulli.
Shkupi, një qytet i lashtë etnik i Shqipërisë, kryeqendër e shtetit maqedonas përjetoi gjendje ankthi për disa kohë.
Banorë shqiptarë etnikë të Shkupit i thanë mbrëmjen e vonë gazetës “Illyria” se përthuajse 1 orë e gjysëm u ndjenë të rrezikuar madje më pak nga frika e tërmetit se sa nga rrebeshi i shiut që rriti nivelin e ujit deri në përmbyjteje.
Ata thanë gjithashtu se kjo gjendje u përjetua në qytet dhe në rrethina që u bënë tërësisht të paralizuar prej shiut me rrebesh, erës së fuqishme dhe gjëmimit të bubullimave.
Uji pengoi ecjen e makinave, veçmas në pjesën e urave mbi lumin Vardar, ndërsa breshëri kokërrmadh shkaktoi edhe thyerje të xhamave në objekte të ndryshëm.
Rrugët në shumë vende dukeshin si degë lumenjsh.
Më pas televizioni “Alsat-M” raportoi se “më të rrezikuara raportohet të jenë lagjja e Serovës dhe Gazi Babës ku janë vërshuar shumë shtëpi, sidomos ato përdhese dhe ato me bodrume”.
Kurse, www.emsc-csem.org raportoi se tërmeti ishte regjistruar diku rreth orës 21:05:09 me magnitude 3.6 ballë të shkallës Rihter.

alb365.com/Iliria

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Qarku Fier gati të shkojë në votim https://t.co/RwuFVYKxIg via @wwwalb365com
11,397 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet 25 vjeçari, kërkohej për falsifikim parash

Fier - Policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për "Falsifikim të monedhave". Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e...

Close