|E premte, Gusht 18, 2017

Shoqeria civile, organizem i corganizuar. 

1509111_714559898578472_1495829533_nTirane – Duke marrë shkas nga protestat dhe grevat “Qytetare” të ditëve të fundit nuk mund të qëndroja në heshtje duke i ndjekur thjeshtë si një vëzhgues pasiv,por gjithashtu nuk mund të them se jam një aktivist në rradhët e para ashtu siç jam i bindur se mund ta jap kontributin tim përmes asaj që unë di të bëj më mirë,por çfarë më shqetëson mua më shumë është pikërisht fakti se në Shqipëri ka një mungesë të theksuar të organizimit të mirëfilltë të Shoqërisë Civile.
Ajo që është e rëndësishme është të kuptohet në tërësi roli ekzistencial i shoqërisë civile.Mirëfunksioni¬mi i shoqërisë është i lidhur ngushtë me ndërgjegjësimin e individëve duke marrë përgjegjësite përkatëse.Çdo individ duhet të jetë koshient për rolin që ka në sistemin social.Këtu nuk bëhet fjalë për disa simpatizantë oportunist që kthehen andej nga “fynë era”,por në tërësi për opinionin publik duke përfshirë dhe “masat” .
Ajo që është mëse e domosdoshme sot,mendoj se ka të bëj me përhapjen e një fryme ndërgjegjësimi dhe bashkëpunimi në ambiente sociale domethënë ndryshimi duhet të fillojë që nga istancat më të ngushta duke i bërë të ditur edhe atij qytetari në kushtet e minimumit jetik të zonave më të thella se je i përfaqësuar edhe ti në shoqëri,pavarësisht statusit dhe pozitës që gëzon.
Nuk mjafton që në krye të jenë disa pseudo përfaqësues,organiza¬torë që më shumë sesa xhepat dhe interesat e tyre duan të mbulojnë fasadat e interesave të ngushta,duke menduar se ndoshta kështu mund ti kthejnë sytë nga Europa!Pavarësit se sot askush nuk po i vret,askush nuk po i quan lavirë dhe lavire bulevardi,por askush nuk i lejon të flasin në emrin tim,komshiut tim.
Nga e gjithë kjo pasqyrë,ajo që vërehet qartë është mungesa e një elite përfaqësuese e pavarur në shoqërinë shqiptare.Vendi ynë ka qënë “rob” i mungesës dhe asgjësimit të intelektualëve kjo sigurisht dhe për faj të pasiviteti dhe mosangazhimit të tyre.Pikërish kjo dilemë i ka shoqëruar Shqipëtarët ndër vite :Nga kush përfaqësohemi ne?Ku është elita që sjell ndryshimin,revolucio-nin?Ku janë intelektualët që ndërtojnë modelet?
Dhe ku do të gjendet në këtë rast besimi tek populli i thjeshtë se gjërat do të funksionojnë se ne përfaqësohemi denjësisht dhe kemi modelet,shembujt tanë që të tregojmë se jemi të aftë të mbrojmë të drejtat tona.Por me keqardhjen më të madhe më duhet ta pranoj se sot vuan nga mungesa e këtyre faktorëve!
Ajo që duhet theksuar në plan të parë është fakti sesa të aftë jemi ne të përqafojmë ndryshimin,dhe sase të gatshëm janë të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë cilvile ti bëjnë ballë luftës për të drejtat dhe kauzat themelore të individit duke qënë plotësisht të sterilizuar nga politika!

alb365.com/Aldo Deliu

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Alban Skënderaj ka diçka për fansat

Edhe pse ky muaj ka qenë shumë i ngarkuar me emocione për këngëtarin Alban Skënderaj, ai vazhdon të sjellë lajme...

Close