|E martë, Mars 28, 2017

Shoqërohet gazetari Artan Hoxha, nxori sekretin hetimor 

Gazetari investigativ Artan Hoxha është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme në përfundim të emisionit “Opinion”.

Ai do të dërgohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të merret në pyetje për nxjerrje të sekretit hetimor lidhur me çështjen e rrëzimit të avionit në Ishëm. Por çfarë dekkaroi Hoxha në emision? Gazetari mori një sms në celularin e tij, me siguri nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, dhe tha se piloti italian kishte pranuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që fluturoi drejt Shqipërisë për të provuar nëse funksiononte pista e improvizuar në Ishëm.

Më tej ai bashkëpunoi me hetuesit, duke deklaruar se ishte kontraktuar nga një rrjet i fuqishëm kriminal për të transportuar kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Piloti u ka dhënë hetuesve edhe emrat e personave që e kanë kontraktuar. Bërja publike e një informacioni të tillë nga gazetari Hoxha përbën nxjerrje të sekrerit hetimor sipas prokurorisë, pasi u jep kohë porositësve të pilotit të zhdukin provat dhe të marrin masat. Por vetë gazetari është shprehur në momentet e para se janē të paqarta arsyet e shoqërimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

alb365/lapsial

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PRANVERA ARABE DHE DIMRI I PERËNDIMIT https://t.co/ZmDqzJPyQc https://t.co/eJCmqPXAXH
4,232 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
MASH mësuesit me mbi 20 vjet pune nuk do të testohen .

Vendimi – Mësuesit që kanë mbi 20 vjet përvojë pune në arsim nuk do të marrin pjesë në testin e kualifikimit,...

Close