|E mërkurë, Gusht 16, 2017

“Shpërdorim detyre”, arrestohet shefi i INUV, Florenc Hoxha, urdhër arresti për Zyhdi Dajtin 

tregu dinamo perplasje   Tiranë – Policia e Tiranës arreston kreun e Inspektoriatit Urbanistik Vendor të Tiranës Florenc Hoxha, ndersa lëshohet masë arresti dhe për kreun e Inspektoriatit Kombetar Urbanistik, Zyhdi Dajtin.

Burime të policisë së Tiranës, bëjnë me dije se është ekzekutuar urdhri i gjykatës së Tiranës për arrestimin e Hoxhës, ndërsa masa e sigurisë është caktuar rreth ores 18:00 të së enjtes.

Florenc Hoxha, është arrestuar mbrëmjen e së enjtes, ndërsa gjykata kishte dhënë masën e arrestit me burg ndaj tij. Mësohet se masa e arrestit me burg është dhënë dhe ndaj kreut të INUK Zyhdi Dajti, por që mbetet ende e paekzekutuar. Ndaj Florenc Hoxhës rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Burime të policisë thanë se me veprimet ose mosveprimet e tij Hoxha ka shpërdoruar detyrën duke mos prishur ndërtime te denoncuara pa leje.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht dhe nga Prokuroria e përgjithshme, sipas të cilës ndaj Florenc Hoxhës janë regjistruar katër procedime penale. Hetimet ndaj tij kishin nisur nga prokuroria e Tiranës ndërsa masa e arrestit është dhënë nga gjykata e Tiranës. Sipas Prokurorisë. Florenc Hoxha ka prishur ndërtime kundër ligjit dhe ka lejuar ndërtime të tjera pa leje. Konkretisht nga dosja hetimore mësohet se Florenc Hoxha ka lejuar 20 ndërtime pa leje, ndërsa ka prishur në mënyre selektive disa ndërtime të tjera pa leje.

Hetimet ndaj kreut të INUV kishin nisur tre muaj më parë. Mësohet gjithashtu se pas arrestimit te Florenc Hoxhës është lëshuar urdhër arresti dhe për Zyhdi Dajtin, kreun e Inspektoriatit Kombetar Urbanistik. Mësohet se ndaj Zyhdi Dajtit hetimet kanë nisur rreth 1 muaj më parë. Ai akuzohet për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatave . Konkretisht mësohet gjithashtu se Dajti ka pezulluar dy objekte në kundërshtim me vendimin e Gjykatës duke sjellë pasoja të rënda financiare në dëm të subjekteve.

Në një lidhje telefonike për News24, kreu i INUK u shpreh se lajmi për urdhër arrestin e ka mësuar nga televizioni dhe nuk ishte në dijeni të masës së arrestit. Dajti tha se ndodhet në Vlorë ndërsa është i gatshëm të dorëzohet. Ai ka theksuar gjithshtu se ka vepruar në përputhje me ligjin, ndërsa u shpreh se nuk i ka mbërritur shkresë zyrtare për urdhër arrestin.

alb365.com/balkanweb

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Denoncohen kërcënimet ndaj gazetarit Arben Vata.

Tiranë - Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte i shqetesuar nga kercenimet e perseritura me kanosje ndaj gazetarit Arben Vata. Sipas...

Close