|E premte, Qershor 23, 2017

Shperthim ne TEC-in e KEK. 3 te vdekur dhe 13 te plagosur. 

190282    Kosove – Një shpërthim i madh ka ndodhur në Koorporatën Elektroenergjitike të Kosovës (KEK), jashtë kazanave të Kosovës A. Mediat kosovare raportojnë se ka disa të plagosur kurse burime të Indeksonline, mësojnë se nga shperthimi kanë vdekur tre persona. Burime të Indeksonline, mësojnë se pritet të shpërthejë edhe Butan Gazi.

Në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se prej KEK janë sjellë 13 persona të plagosur, të cilët gjenden jashtë rrezikut për jetën. Zyrtarë të kësaj Qendre thanë se janë në pritje të të plagosurve të tjerë.

Dyshohet se shkak i shperthimit ne termocentral ka qenë hidrogjeni. Edmond Nulleshi, drejtor i shërbimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës, ka thënë për programin tonë se shpërthimi ka ndodhur në repartin e elektrolizës në Termocentralin Kosova A. Dyshohet se shkak eshte bere hidrogjeni gjate perzirejes se disa kimikateve të cilat bëjnë zbutjen e ujit.

Zhurma e këtij shpërthimi ka qene teper e fuqishme sa është dëgjuar edhe në disa pjesë të Prishtinës. Nga shpërthimi i madh që ka ndodhur janë dëmtuar madje edhe xhamat e shtëpive përreth.

Drejtori i Prodhimit, Arben Gjuka ka thënë se shpërthimi ka qënë i fuqishem dhe ai ka ndodhur në pjesët ndihmëse të Kosovës A.
Zjarrfikese dhe ambulance ndodhen ne vendgjarje..

RAMA: LE TË LUTEMI QË NUMRI I VIKTIMAVE TË MOS RRITET

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi ka mësuar lajmin duke shkruajtur në Twitter, “Lajm tronditës nga Kosova, dhimbje e solidaritet për familjarët, le të lutemi që numri i të vdekurve dhe të dëmtuarve të mos rritet me tutje”.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Fevziut/ Kam dështuar https://t.co/dc7ckyShYT https://t.co/bZhSf6tEvn
11,398 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Skraparliu yll i kinemasë tuke me pushime në vendlindje

Në pamje të parë të lë përshtypjen e një sekssimboli pasi dhe i tillë është. Shyqyri Çaushaj, djaloshi nga Skrapari...

Close