|E mërkurë, Maj 24, 2017

Shpërthim tek ambasada kineze 

Kirgistan – Një shpërthim ka ndodhur pranë ambasadës kineze në kryeqytetin e Kirgizstanit, Bishkek, por njoftimet për viktima janë ende të paqarta, njofton BBC.

Detajet e dhëna para pak minutash janë ende duke u pasuruar, por agjensia ruse e lajmeve Interfax njoftoi duke cituar zyrtarët lokalë se të paktën një person është vrarë. Një makinë është përplasur në dyert e ambasadës dhe shpërtheu përpara rezidencës së ambasdorit, thanë burimet zyrtare. Mediat sociale treguan tymin që ngrihej sipër ndërtesave. Pamje të tjera tregojnë xhamat e thyer dhe vendin e ngjarjes.

Sipas Reuters, shoferi i makinës që shpërtheu është vrarë dhe tre persona janë plagosur, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shërbimi Shtetëror i Sigurisë, GKNB tha se është duke e hetuar shpërthimin, por nuk dha detaje.

Nga Ministria e Brendshme nuk u bë e mundur të merrej ndonjë koment.

Portali i lajmeve të vendit, “24.kg.com “tha se makina është përplasur me portën e ambasadës para shpërthimit.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Basha – Ramës/ Pse nuk i mban premtimet? https://t.co/ZZ47KJn03Q https://t.co/MoNMExEeQM
11,445 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vrasja e 18 vjeçarit – 2 shokët e tij pranojnë krimin, shkak xhelozia

Itali - Kanë rrëfyer krimin e vrasjes së 17 vjecarit Isamele Lulli, dy shqiptarët e arrestuar gjatë ditës së djeshme...

Close